• |
ide | kryesore

30 qershori, Ademi publikon kërkesën e plotë dërguar në “Kushtetuese”: Jemi të vendosur të vazhdojmë…

Lajme, Të fundit



Kryetarja ende në detyrë në Bashkinë e Durrësit, Voltana Ademi, në cilësinë e kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, ka postuar kërkesën e plotë që ka depozituar në emër të shoqatës në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me votimet e 30 qershorit, më 17 korrik.

“Ne e dimë se sot Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, por duke besuar tek drejtësia dhe duke marrë parasysh edhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar, ne jemi të vendosur të vazhdojmë reagimin tonë institucional përmes rrugëve kushtetuese dhe ligjore.”- shkruan Ademi, duke nënvizuar kërkesat kryesore të shoqatës.

Postimi i plotë e Voltana Ademit

Konkretisht, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka kërkuar:

Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/ procesit zgjedhor të zhvilluar me 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë dhe si rrjedhojë, konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve;

Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019 në përputhje me germën d të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ne e dimë se sot Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, por duke besuar tek drejtësia dhe duke marrë parasysh edhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar, ne jemi të vendosur të vazhdojmë reagimin tonë institucional përmes rrugëve kushtetuese dhe ligjore.

Më poshtë gjeni të plotë kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



4 Comments

  1. I qenka prish kollodoku i makinës Voltanës në Durrës.
    E derisa ta rregullojë do ushtrojë detyrën si kryebashkiake e Durrësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *