• |
ide | kryesore

Kanabizimi, Gërdeci i kësaj qeverie

Blog

Askush nuk do kishte menduar se dy qeverisje të dy partive që pretendojnë se janë aq të ndryshme nga njëra – tjetra, do kishin rezultuar në një dramë popullore. Në një kërkesë mëse të natyrshme për rotacion, çdo qytetar i Republikës kërkon që qeverisja që vjen të jetë më e përgjegjshme, më e kujdesshme, më realiste, më e ndjeshme dhe natyrisht më e përulur se ajo e mëparshme.

Kjo nuk ndodhi. Dalja jashtë kontrollit e kanabizimit të territorit të Shqipërisë, bashkë me vetë emërtimin si vend i prodhimit me masë të drogave dhe i trafikut te tyre, ishte një goditje shumë e fortë ndaj logos së qeverisjes. Kjo ndodhi që në muajt e parë dhe u fsheh me nervozizëm nga pushteti, madje dhe në biseda private.

Kanabizimi i vendit ishte Gërdeci i kësaj qeverisjeje. Për t’i shkuar tendencës popullore për krahasim, do të duhej që për të qenë njësoj si e mëparshmja kjo qeverisje të vriste katër njerëz në bulevard, që në debatin pro dhe kundra të fajësohen njëlloj të dy kundërshtarët me të njëjtin krim. Skenë që nuk kishte gjasa të përsëritej dy herë. Por largimi i më shumë se gjysmë milioni shqiptarësh dhe mbetja kokëfortë e Shqipërisë në krye të listës së azilkërkuesve, bashkë me shkatërrimin e shpresës për ndërtimin e një shteti të drejtë dhe ligjor u trajtua nga analistë të huaj (të cilët u anatemuan gjithësesi) si një si-vrasje numerike, por më e sofistikuar, që nuk kishte konkurueshmëri me të vrarët në bulevard, vetëm sepse trupat e të ikurve nuk dergjeshin pllakave të dëshmorëve të kombit, por në kampe të qelbura refugjatësh dhe barqet gjithë tym, benzinë e dhe’ të mauneve që udhëtonin për në Angli nga Kaleja.

Ne psiqikën e frustruar e të lodhur të popullit tim, përgjimet dhe zëri i shqueshëm i ministrave hajdutë, e të panginjur, halabakë dhe të trembur për vdekje nga shefi dhe mëkëmbësi i tij i përgjithshëm, duket se janë të pamjaftueshme për zemërim. As e folura çapraz e dikujt që duhet të jepte zgjidhje e do të duhej të punonte më shumë dhe të fliste shumë më pak, ose aspak, nuk duket se ka shkaktuar deri sot një shqetësim. Psikologët mund të shohin një marrëdhënie të çuditshme mes liderit dhe njerëzve të zakonshëm në Shqipëri. Ne i dukemi qeverisjes numra të (polls), të përgjumur e në trans. Vetëm dalja afro 10% në zgjedhjet e fundit farsë e shqetësoi atë. Aspak mërzia dhe palumturia, kritikat dhe lënia e vendit, talljet online. Jo. Ishin numrat në polls që e mbanin në këmbë çaprazllëkun. Pas rënies dramatike të numrave vjen squllja. Dhe hakmarrja. I dhimshëm si teatër. Kur mendon se kush e bën dhe si ja del.

Por nuk do ishte vetëm arroganca shtetërore që shkakton një stepje të njeriut të zakonshëm. As ekonomia në gjunjë. As mungesa e komunikimit normal mes shtetit, pushtetit, opozitës dhe popullatës. As mosfunksionini i institucioneve kushtetuese. As dakordësimi i dyshimtë për të ruajtur statukuonë prej ambasadorëve të përfaqësive të huaja.

Është mungesa e limiteve të fyerjes, të konspiracioneve të tryezave për të thyer kundërshtarët dhe ata që mendojnë ndryshe. Është toka e djegur e parimeve morale dhe të edukatës së domosdoshme që në fakt, duhet thënë, do te duhej të vinte nga prindërit. Për çdo diktator me vese, e para që dështon është nëna.

Nuk janë pushtetarët e devijuar dhe amoralë. Jemi edhe ne të gjithë që i pranojmë. Nuk ka fajtorë të pjesshëm dhe faj gjysmak. Ajo çka është paradoksale dhe e pakuptueshme, pra dhe e paturpshme, është se qeverisja ka vendosur të kryejë me kokëfortësi dy aksione që e lexojnë shëmtuar dhe përfundimisht. Nga njëra anë hapur ka vendosur të pasurohet dhe pasurojë shërbëtorët, dhe nga ana tjetër të lërë pa bukë dhe pa punë, e për këtë shkak pa fjalë, ata që mendojnë ndryshe. Ne u çartëm kur kjo ndodhi ke qeverisjet e mëparshme. A kemi kujtesë apo jo? U tmerruam. Reaguam.

Por në mandatin e dytë të kësaj qeverisjeje ka edhe elementë komiciteti përtej presionit. Nuk të sulmon vetëm shteti dhe segmente të çmendura të tij, por në mënyre kapilare dhe të mirëorganizuar të sulmojnë ish shoke e shoqe shkollash, bashkë me prindërit e tyre të çuditur, kunetër e kunata të tyre, fqinj të inatosur dhe shokë tavolinash të vjetra e të vlefshme.

Është as më pak e as më shume lënia që gjindja i bënte një njeriu kur pushteti i Enver Hoxhës vendoste ta hidhte në plehra. Kaq i thellë është polarizimi. Pothuaj i pashpëtim. Ndaj dhe të trishton.. E njëjta sjellje njerëzore. Ti, me të vërtetën tënde që tanimë për shkak të Trampit është vetëm një nga të vërtetat alternative, ndjehesh jo vetëm “vetëm” dhe i sulmuar por po aq i pakuptuar. Është një betejë jo e lehtë, jo e barabartë. Nuk është e vërtetë që përballë të qëndron veç propaganda e shfrenuar e kakofonike. Përballë e anash, me një observim të pafshehur të ndjekin ata me të cilët ke ndare dikur një ëndërr të madhe për demokraci, pushtet të ndershëm e llogaridhënës, shtet të drejtuar nga teknokratët dhe jetë që nuk të trazohet nga zhurma portalesh me sulme të paprincipta.

Po çfarë duam ne. Pse i qasemi të vërtetave kështu, përse nuk i shërbejmë pushtetit që tja hedhë pas vjedhjes së votave, anatemimit të individëve, shkatërrimit të bizneseve dhe fshehjes së skandaleve. Ne duam një vend normal. Ku nuk bëhet gënjeshtra mënyre të qeverisuri dhe ku qeverisësit duhet ta ndjejnë se besimi popullor dhe leja për të qeverisur janë të rëndësishme por dhe të përkohshme. Qëllimi i informimit tonë dhe i gazetarisë që bëjme është të ndikojmë. Jo në mënyrë egoiste apo për një axhendë të caktuar. Ne e dimë se në çdo familje shqiptare që është e lumtur pse partia e tyre është në pushtet, ka një moment qartësimi, qofte ai dhe momental.

Ka një moment analize. Ka një çast kur vështrimi kritik mundohet ta kalojë membranën propagandistike. Këto familje të majta si dhe ato historikisht të djathta ose inerte janë të rëndësishme për fatet e vendit. Militantizmi i tyre e vendos vendin përpara sprovave të pjelljes së diktatorëve. Nëse këto familje të majta konformohen, shurdhohen, verbohen, u mbytet analiza, ajo që e pëson goditjen është e ardhmja. Në këto rrethana në rrisim fëmijë që do bëhen burra e gra narciziste, egoiste, sipërfaqësore dhe moralisht të devijuar. Siç fatkeqësisht ndodhi me këtë brez.

Sidoqoftë, në momentet e presionit më të madh të ushtruar nga qeverisjet, sipas një aksiome të artë që do te duhej te ruante ekuilibrin universal, nis dhe çarja përfundimtare, si pararendëse e vetë fundit. Metri i fundit përpara se një avion të prekë token quhet djujmi i fundit. Pra jemi në djujmin e fundit.

Njerëzve të inatosur e hakmarrës të çdo pushteti, kaq të njëjtë me njeri – tjetrin u themi se “ishin dikur e ardhmja”. Ka ardhur një kohë tjetër. Shqipërinë që ata nuk e bënë dot duhet ta bëjmë të gjithë si qytetare të angazhuar, që nuk u shpëton asgjë dhe që kërkojnë nga klasa politike profesionalizëm dhe ndershmëri.

4 Comments

  1. Gerdeci ishte aksident teknologjik. Krimi i bere me dashje nga qeveria ne ate rast ishte trafiku i armeve.
    Kanabizimi ishte projekt ekonomik dhe politik. Nuk e kuptoj si mund te krahasohen. Kanabizimin mund ta krahasosh me trafikun e armeve. Nese trafiku i armeve ne ate kohe ka qene fenomen endemik si kanabinizmi, atehere krahasimi eshte OK, por duhen me shume te dhena besoj. Si skandal ne vetvete trafiku i armeve ne ate rast eshte i krahasueshem me secilin prej skandaleve te korrupsionit te kesaj qeverie. Gjithsesi ai rast duhet te shoqerohej me denime dhe doreheqje ne nivele te larta.

    1. Fiks këtë që ke shkruajtur ti Neri kisha po mendoja sapo pashë titullin, pra të krahasosh një aksident me një projekt mafioz ose je naiv dhe Krasta më duket se është pak naiv, ose je rilindas gjë që ka qenë e vërtetë për Krastën në fillimet e rilindjes.

  2. Kur histeria gazetareske bën përgjithësime të paqena.
    Nga: Dr. Enriko Ceko
    Meqë u bë zhurmë e madhe për “fjalimin” e parapërgatitur të një gazetari histerik, drejtues në një emision televiziv, që nuk e kisha idenë se ekzistonte, mendoj të shkruaj dy rreshta, pasi personalisht e ndjej vehten të fyer nga përgjithësimet e bëra në këtë deklamim fare amatoresk, të një personi që ndërthur në mënyrë të pandreqshme arrogancën me mendjemadhësinë.
    Gazetari, që nuk është se ka ndonjë shkollë gazetarie, përgjithëson që në fillim të fjalës së tij se: “askush nuk do ta kishte menduar se dy qeverisje të dy partive që pretendojnë se janë aq të ndryshme nga njëra tjetra, përfundojnë në të njëjtën dramë popullore”.
    I them këtij dretuesi emisionesh se unë personalisht, prej vitesh, kam shkruar me dhjetra e qindra artikuj në shtypin e përditshëm dhe kam të regjistruara me dhjetra dalje në televizione me pikëpamjen time se të dy të ashtuquajtura partit, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, kanë sjellë gjendjen në të cilën ndodhet vendi, ekonomia, shoqëria, ligji, sporti, arsimi, kultura, mjedisi në Shqipëri. Mjafton që të ndiqen regjistrimet e fjalimeve që kam mbajtur në sheshin e Teatrit Kombëtar prej më shumë se një vit dhe në vazhdim, për të vërtetuar këtë.
    Së dyti, drejtuesi i emisionit, përgjithëson se: “në një kërkese mëse të natyrshme për rotacion, çdo qytetar i republikës kërkon që qeverisja që vjen, të jetë më e përgjegjëshme, më e kujdesëshme, me realiste, me e ndjeshme dhe natyrisht me e përulur se ajo e mëparshmja, gjë që nuk ka ndodhur dhe këtë herë.
    Ky përgjithësim nuk vjen as nga deduksioni dhe as nga induksioni. Ky përgjithësim nuk vjen as nga rregullat e logjikës. Ky përgjithësim nuk ka asnjë bazë shoqërore, historike, filozofike, teorike dhe praktike. Në asnjë vend të botës nuk është e mundur që çdo qytetar të kërkojë që qeverisja që vjen, të jetë më e përgjegjëshme, më e kujdesëshme, me realiste, me e ndjeshme dhe natyrisht me e përulur se ajo e mëparshmja. Mjafton që të lexosh “Tirania e statuskuosë”, e Milton Freedman, apo “Mosbindja civile”, e Henry Thoreau dhe të kuptosh pavërtetësinë e përgjithësimit në fjalë, që është tërësisht i pavend. Gazetari përmend rezultatin e votimeve dhe shifra qoftë edhe 10% e daljes për të votuar tregon se janë të paktën 10% e njerëzve që e ndjejnë vehten mirë me këtë qeverisje, që në fakt është e korruptuar, e papërgjegjëshme, e pandërgjegjëshme, e paaftë, e paedukatë, e paedukuar, e patrainuar, e pashkollë, karakteristika këto të një administrate publike unike në botë, që kanë sjellë si rezultat gjendjen e vështirë politike, ekonomike sociale që kalojmë.
    Më tej personazhi në fjalë deklamon se ngjarjet e bëra publike në lidhje me prodhimin, tregtimin, trafikun, transportin dhe përdorimin e drogës në Shqipëri i paskërkan bërë një dëm shumë të madh logos së kësaj qeverisjeje, që përpiqet me nervozizëm t’a fshehë gjendjen. Sa për të qeshur me këtë deduksion amatoresk. E para e punës kjo qeveri nuk logo, sepse nuk i duhet, sepse i mjafton gjysma tjetër e medaljes, Partia Demokratike, e dyta e punës kjo qeveri është aq e çmendur sa nuk i vjen më turp për asgjë. Pra, nuk ka nevojë të mbrojë logon, edhe sikur t’a kishte atë.
    Më tej monologu vazhdon me përgjithësimin se “nuk ka reagim … dhe … dashur pa dashur ne bëhemi të gjithë pjesë (e sistemit dhe e çmendurisë) sepse i pranojmë. Nuk ka fajtorë të pjesshëm dhe as faj gjysmak”… etj, etj, etj.
    Kjo pjesë e monologut më kujton etiketimit famëkeq dhe fatkeqsindjellës të fillim viteve “90 të shekullit të kaluar, “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë”, me anë të të cilit u bënë përpjekje për të shmangur me sukses të plotë revanshin e të persekutuarve dhe të dënuarve politikë.
    Jo more shoku, jo. Ka reagim. Mjaftojnë revoltat e vitit 2018 dhe në vazhdim në mjaft zona të vendit për keqqeversjen, për arsimin, mjedisin, pagat, kushtet e punës, etj, që të vërtetohet e kundërta e asaj që thua ti.
    Për më tej, nuk të ka hije të përgjithësosh dhe të deklarosh se “dashur pa dashur ne bëhemi të gjithë pjesë (e sistemit dhe e çmendurisë) sepse pranojmë. Nuk ka fajtorë të pjesshëm dhe as faj gjysmak”. Nëse ti e ndjen vehten se je pjesë dhe se je fajtor, atëhere më mirë të mos e kishe bërë monologun. Unë personalisht e kam ndërgjegjien të pastër, sepse me aq sa kam patur mundësi, dhe shpesh herë edhe në dëm të vehtes, familjes dhe fëmijëve të mij, nuk kam pranuar të jem pjesë e sistemit dhe as të bëhem pjesë e fajit, as edhe pjesërisht.
    Ajo që më trishton edhe më shumë në të vërtetë është fakti se ka ende gazetarë si puna jote që bëjnë gallatë dhe mezi presin rastin që të bëjnë emër e bujë, duke kritikuar një qeveri që tashmë është në gropë. Ti, po të kishe takat e fundshpinë, e bëje këtë deklaratë para gjashtë vitesh, kur Edi Rama u bë Kryeministër, atëhere kur unë i vetëm kam dalë përballë makinës stërmadhe qeverisëse për të kundërshtuar politikën fiskale, kushtet e bërjes së biznesit, sjelljen kriminale të punonjësve të administratës publike, ligjin për pushtetin vendor, ligjin për koncesionet, paketën ligjore për kontratat fason, etj, etj, që janë të publikuara dhe të regjistruara.
    Më tej ju monologoni se në Shqipëri paskërka familje historikisht të majta dhe të djathta, etiketime tërësisht propagandistike, pasi shqiptarët janë një popull që në përgjithësi as që e ka idenë e pikëpamjeve liberale dhe konsevatore, sepse pot ë ishte ashtu si thua ti, punët në këtë vend do kishin shkuar për mbarë e jo për në ferr. Aq më tepër në një kohë kur shumica e këtyre këta që pretendojnë të jenë liberalë dhe / ose konservatorë janë thjesht axahminj e palaço, njësoj si disa gazetarë që u ka rënë mikrofoni në dorë dhe gjejnë shesh e bëjnë përshesh.
    Ju thoni se ne jemi në djujmin e fundit. Nëse ti je në djujmin e fundit kjo është çështja jote. Unë personalisht nuk e kam ndjerë vehten kurrë në djujmin e fundit dhe kurrë nuk kam për t’a ndjerë vehten kështu, more shoku gazetar, që më kujtove shkruesit e Zërit të Popullit, Bashkimit, Zërit të Rinisë, etj si këto fletushka komuniste.
    Tani që ky kryeministër është bërë leckë për pastrimin e hales, është e lehtë dhe e thjeshtë për të bërë A-show, por kjo nuk të bën të suksesëshëm, të bën thjesht dhe vetëm palaço.

  3. JO NUK JAME DAKORT ME THENJEN HASHASHI NI KESAJ QEVERIA BARAZIM ME GERDECIN GERDECI ISHTE NDOSHTA NJE KORRUPSION SI AI I UNAZEZ SE RE SI RRUGA BALLDREN-MILOT APO PPPT E FAMSHME TE SOTMET MEGJITHE SE UNE BESOJ QE GERDECIN PERVEC SE KORRUPSION TRAGJEDIA MUND TE JET SHKAKTUAR NGA RUSET E BRENSHEM OSE TE JASHTEM KETE DUA TA ILUSTROJ ME PRANIMIN NE NATO BEHEJ GJITHCKA PER TA PENGUAR ARRITJEM ME TA MADHE TE KOMBIT SHQIPTAR DHE KETU LUHEJ FATI I SHQIPERIS LINDJE APO PERENDIM FITOJ ATEHER PERNDEIMI POR ATA QE NDOSHTA SHKAKTUAN GERDECIN ME DUKET SE TANI E KANE KTHYER TIMONIN DREJT LINDJES*-RUSI PRA KETA TE SOTMIT DICKA FSHIHET NE GERDEC . E NGA GERDECI JANE HUMBUR 16 VETA JANE DEMTUAR MILJONA ERO POR SKA LENE LITARIN JASHTE QE TE SHTERNGOJ LAKUN KUR TI DUHET QEVERIS. NDERSA HASHASHIZIMI I SHQIPERIS NE MASEN99% PATI PASOJA TE PAPARASHIKUESHME PER KOMBIN DREJT PERSEDRJTE U VJEDHEN-BLEN DY PALE ZGJEDHJE GJE QE NUK RIKUPEROHET ME ATJE NE PARCELAT E HASHASHIT MIJRA TE RI U BENE KONSUMUES TE TIJ DHE GRATE QE PUNONIN ATJE PROBLEME SHENDETESORE DHE KLIENTE TE RREGULLTA TE PIRJES SE TIJ BASHKE ME MIJRE TE RI SHQIPTARE DHE PASOJET DIHEN KRIM NE RRUGE,NE FAMILJE,NE SPITALE NE QENDRAT E PUNES NE BURGJE NE ATMINISTRAT E KUDO HASHASH HASHASH .PROBLEME TE PA ZGJIDHESHME GERDECI ISHTE ME TE VERTET NJE FATKEQESI DHE KORRUPSION POR NUK E KA LITARIN LAK JASHTA PER TA TERHEQUR , ME KUJTOHET NJE THENJE E BABAJT TIM NE VITET E DIKTATURES SHITEJ FJALA NE POPULL SE ENVERI ESHTE ME I MIRE SE MEHMETI POR BABAJ IM THOSHTE JO MEHMETI ESHTE ME I MIRE SEPSE O TE VRET OSE TE FALI NDRSA KY ENVERI TA PI GJAKUN ME PAMBUK I RRESIKSHEM QE DHE LITARIN DO E LEJ JASHTE. KRASTA E PA FALSHME .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu