• |
ide | kryesore

Basha për teatrin: Projekt kriminal, gropa aty do jetë gropa e tyre

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha reagoi në Facebook, lidhur me projektin e qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa e konsideron një projekt kriminal grabitqar, Basha shkruan se ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro.

“Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike. Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre.” shkruan Basha.



4 Comments

  1. Aman o Bashe mua me vjen keq per ty
    Po sa here thua ti kjo sbehet ajo per cufi realizohet me shpejt.
    Ju ,asnjera pale s’ rroni dot PA oligarke.
    Po o sot o kurre eshte koha per nje force te re politike.
    Ka plot djem te rinj te shkolluar e te ndershem ,Jo nga ataqe Jane ne partite tuaja se ata Jane Bo ma keq se Ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *