• |
ide | kryesore

Basha prezanton planin, 4 hapa për të luftuar korrupsionin qeveritar (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një video në Facebook, sqaron hapat që do të ndjekë opozita për të luftuar korrupsionin dhe rikuperimin e parave dhe pasurive të vjedhura. I quajtur “Ndiq Paranë”, plani ka disa hapa konkretë që zt.Basha e nis me një paketë ligjore radikale kundër korrupsionit.

Sipas Bashës, fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit në nivelet e larta është i vetmi fillim i vërtetë i ndryshimit të Shqipërisë.

HAPI I PARË

Miratimi i një pakete ligjore radikale kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar.
PRIORITETI I QEVERISË SË PARTISË DEMOKRATIKE:

Hetimi i korrupsionit të niveleve të larta.
HAPI I DYTË

Hetimi dhe ndëshkimi i veprimtarisë kriminale të qeverisë për prokurimet dhe licensimet publike.
PRIORITETI I QEVERISË SË PARTISË DEMOKRATIKE:

Hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike.
Hetimi pa asnjë përjashtim i kontratave koncesionare. Çdo kontratë do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale.
Hetimi i pasurive të çdokujt që është përfshirë në hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, nga juristi i thjeshtë i tek kryeministri.
HETIMI YNË DO TË PËRQENDROHET TEK PARAJA.

Do të ndjekë, gjurmojë dhe zbulojë origjinën e parave të përdorura.
Do të zbulojë destinacionin e parave të marra nga buxheti.
HAPI I TRETË

Rikuperimi i pasurive të vjedhura përmes kontratave dhe koncesioneve publike
Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare apo janë investuar kudo nëpër botë do të zbulohen dhe do t’u kthehen shqiptarëve.

HAPI I KATËRT

LUFTA KUNDËR PASTRIMIT TË PARAVE
Hartimi i ligjeve për luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave.
PD do të bashkëpunojë me ekspertë te huaj dhe me agjensitë kryesore në botë për luftën kundër krimit ndërkombëtar, Europoli, agjencitë britanike, hollandeze, gjermane dhe amerikane.

Miratimi i ligjit për ndalimin e legalizimit në ekonomi të produkteve të krimit. Zbatimi i këtij ligji parandalon investimin në ekonomi të parave të krimit dhe korrupsionit
Miratimi dhe zbatimi i paketës ligjore për deklarimin dhe kontrollin e aseteve të politikanëve dhe punonjësve publikë.



10 Comments

  1. D.m.th. ti na propozon nje reforme tjeter ne drejtesi, prioritet apo e drejtuar nga qeveria e Partise Demokratike!!!!!!!!
    Po ti vertet qenke nje idiot.
    Sipas hapave qe qe propozon ti je nder te paret per t’u hetuar per te mos thene se je i pari.
    Ti ke qene Minister i Brendshem kur u urdherua vrasja e protestuesve te pafajshem.
    Ti aktualisht je nen hetim per rreth afro 1.000.000 $ lobimi ku nuk perjashtohet edhe perdorimi i tyre per pastrim.
    Gjithashtu ti ke mbyllur nje hetim per shperdorim te 200.000.000 $ per procedure , hetim qe mund te hapet perseri.

  2. 500 milion € te rruges se kombit…e ke te shkruar ne balle. Bej hapin e pare e trego vullnet, dorezohu. Pastaj Rambo, Likja, Berishovic etj etj

  3. Keta nuk kane bere ndonje kujdes te madh per t’i fshehur parate e vjedhura. Sigurisht, edhe investimet e bera me para te pista zbulohen me lehtesi. Kjo ndodh sepse nuk ka byth njeri te kapi. Nese ti je i gatshem ta besh, duke rrezikuar koken, bizneset e familjes dhe shkaktimin e nje krize afatshkurter te rende ekonomike, bujrum! Kjo mbi te gjitha eshte sfide vullneti.
    Se harrova! Fillimisht na trego si do heqim Ramen nga aty, perndryshe je ne wishful thinking. Ose ne endrra vere. Nje gje eshte e sigurte: keto qe propozon nuk mund te pasojne kurre nje marreveshje me Ramen. Objekti i marreveshjes me Ramen,nese nuk do te jete likujdimi jot perfundimtar politik, do te jete dhenia e garancive per ate vete, oligarket, te korruptuarit, kriminelet

    1. Fillimisht na trego si do heqim Ramen nga aty, perndryshe je ne wishful thinking. Ose ne endrra vere

      Më duket se ky është problemi i madh i Lulit.

  4. Po vete i beson keto qe thote ky komediani?!Ky ia ka kaluar DonKishotit,eshte i pakonkurueshem ne idiotesi…

  5. Mbani mend po nuk i erdhi vete pushteti bashes o morra te kyq. Pastaj ku do fshiheni omkuter. Bashes do i vije pushteti se ska ku tveje. Rama e ka cur zullumin ne kulm. Hapni syte se hakmarrja dhe drejtesia per lotet e nenave nga gazi sjelles neper protesta, ndiq parate do kthehet nightmare per ps. Pastaj ca do besh me ppp. Kush do ju mbroj elisa me

    1. Po Bashes edhe po i erdhi pushteti nuk eshte i afte ta mbaje,do ja fusi gjumit siç beri kur ishte kryetar bashkie,megjithate mua me vjen keq per ju te PDse qe nuk jeni te zotet te gjeni nje kryetar qe tju bjeri ne pushtet,por mbani Lulin me shpresen qe pushteti do ti vij vete,prit gomar te mbije bar….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *