• |
ide | kryesore

Bes Kallaku thumbon Ermalin,’Nuk synojmë thyerje rekordesh, por thyerje brinjësh nga të qeshurat’ (FOTO)

Paparazzi, Slider



Pas rekordit të vendosur me filmin “2 gisht mjaltë”, i cili është momentalisht filmi më i shitur në historinë e kinematografisë shqiptare, Ermali premton thotë se është gati të thyejë rekordin e vënë nga vetë ai.

“Çkemi miq? Gati për fillimet e xhirimeve të filmit tjetër. Gati për të thyer një tjeter rekord, vetes. Ermal Modesti”- shkruan moderatori i “Xing” në mbishkrimin e një fotoje të tij me një “look” dhe qendrim ndryshe nga ai që jemi mësuar ta shohim.

Ndërkohë, fill pas postimit të Mamaqit, vetëm pak orë më vonë, erdhi një postim i Bes Kallakut për filmin e tij, i cili na u duk hapur si një “kunj” për çëshjten e rekordeve aq të përfolur nga Ermali.

Me një foto me stafin e filmit “Falco” me xhirimet e të cilit Besi po merret këto kohë, aktori shkruan se nuk synon thyerjen e rekordeve, por thyerje brinjësh. “Stafi i filmit Falco. Nuk synojmë thyerje rekordesh por thyerje brinjësh nga të qeshurat për këdo që do e shohi. Zoti ju rujt!”- shkruan Besi krahas fotos së publikuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *