• |
ide | kryesore

Cardi B shokon fansat: Do të doja të isha e vdekur

Paparazzi, Slider

Cardi B ka treguar gjithmonë se sa shumë besim ka tek vetja, por ndonjëherë duket se dhe ajo ka probleme si çdo njeri tjetër. Së fundmi reperja e njohur bëri një postim në ‘Twitter’ që trembi të gjithë fansat e saj. “Do doja të isha e vdekur”, shkruante Cardi në një postim, që alarmoi të gjithë fansat.

Por pas disa minutash reperja u pendua për deklaratën e saj dhe e fshiu menjëherë. Askush nuk ka arritur të kuptojë se çfarë ka ndodhur me reperen, por disa aludojnë se ajo duhet të ketë qenë e lodhur dhe prandaj është shprehur në atë mënyrë. Cardi B këto kohë ka qenë vazhdimisht prezente në koncerte të ndryshme dhe më i fundit ishte ai në Kaliforni. Megjithatë vetë ajo nuk ka shfaqur asnjë shenjë mërzitje, sepse nëpërmjet rrjeteve sociale ka treguar se ka qenë në humor të mirë. Madje duket se dhe jeta private e artistes po shkon më së miri, sepse ajo është shfaqur e lumtur përkrah partnerit të saj Offset. Kujtojmë se dyshja e njohur janë edhe prindër të një vajze 1-vjeçare të quajtur Kulture.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu