• |
ide | kryesore

“Drejtësia e re”, zbulohen rrogat e prokurorëve të SPAK-ut

Lajme, Të fundit



Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, në mënyrë të veçantë të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), që do të merret me hetimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar, pritet të shoqërohet dhe me miratimin e pagave për prokurorët, të cilët do të jenë pjesë e kësaj njësie.

Në një intervistë dhënë për seksionin në shqip të prestigjiozes gjermane “Deutsche Wellë”, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gent Ibrahimi, ka bërë me dije se paga për një prokuror të SPAK duhet të nisë nga 1500 euro dhe të arrijë shumën e 2500 eurove, me qëllim parandalimin e korruptimit të tyre.

Çdo institucion ka rrezikun e kalbëzimit nga brenda. Edhe prokurorët e SPAK mund të bëhen viktima të korrupsionit. Por ata do të jenë nën kontroll të vazhdueshëm nga brenda institucionit. Nga ana tjetër për ta minimizuar mundësinë e rënies pre të korrupsionit pagat e tyre u japin mundësi të jetojnë me dinjitet pa u korruptuar. Prokurori i SPAK e ka pagën mujore 1500 euro që ditën e parë të punës. KLP i ka propozuar qeverisë t’i rrisë deri në 2.500 euro“, ka thënë Ibrahimi për DW.



10 Comments

  1. Te fala lu vlahutin lulit rames soros dhe gjithe kontribuesve iniciuesve dhe zbatuesve te drejtsise se rilindjes dhe jo vetem te rilindasve por te gjithe llojeve te babzive te krimineleve dhe antishqiptareve dhe antinjerzoreve. Dhe vazhdoni talluni me vetveten se aq poshte keni rene sa me tej nuk ka ku shkon.

  2. Ne jetojme ne nje kohe qe 1500Eur krimineli i harxhon me nje shishe shampanj tek Folie, keta thone pagese mujore. Jepini si fillim 10fish te kesaj page mujore, shkolle per femijet, shtepi e makine te blinduar, edhe fillojme e flasim per mos korruptim.

  3. Edhe sikur 10.000 lek t’ja u besh rrogat, Hahduti mbetet hajdut C’rendesi ka rroga kur ne gjak ka babzine?

    Pijuni lengun drejtesise, Drejtesi e vonuar drejtesi e mohuar.

    Lum ato qe vdiqen (ndjese patshin) per keto sharlatan dhe te tjere qe nuk nxorren kurre mesime.

    Kurr mos ndiq nga pas nje politikan. Politikan do te thote mafioz dhe hajdut.

  4. Hahaha. Po keta me 2500 euro Tallinn line, Ramen dhe ulsiun. Ketu jepen nga 10 deri 50k euro per te mbyllur ceshtje. 2.500 euro. Hahahahha

  5. Po u dhe këtyre rrogë 2500 euro në muaj nuk do marrin 30-50 mijë rrushfet???Po, pra, na bindët se nuk do vjedhin si deri më sot.

  6. ME KETO RROGA KURVASH DO BENI DREJTESI JU ? KETO RROGA QE THONI JU ME SIPER DUHET TE JENE PER BUXHETORET E THJESHTE NESE DONI TE LUFTONI KORRUPSIONIN NDERSA SPAK TE PAKTEN 5000 EURO RROGE SI FILLIM .

  7. Në mënyrën si u bë reforma e drejtësisë, nuk është ngritja e pagës së “spakistëve”, ajo që do të zhdukë korrupsionin .
    Bëju pagën mujore jo 2500 euro por edhe 25 mjë euro prokurorëve të SPAK-ut, por nëse ata janë përzgjedhur me kritere politike të “rilindjes”, për hirë të ruajtjes së asaj page , atyre përsëri nuk do tju a mbajë që të hetojnë Ramën, Manjën, Gjiknurin, Tahirin, Tao Pallën e gjithë lukuninë e korruptuar të kësaj qeverie e këtij parlamenti.
    Drejtësia shqiptare nuk u korruptua vetëm nga bakshishet që juristët ju marin qytetarëve, por e keqja më e madhe erdhi nga ndërhyrjet e politikës së korruptuar në këtë drejtësi.
    E çfarë hetimi do ti bëjnë prokurorët e SPAK-ut Ulësi Manjës, kryetarit të komisionit të ligjeve në parlament, kur ai do të miratojë ligje me “shumicë” kartonësh të banditëve, që shkelin Kushtetutën ?
    Cilit prokuror do tja mbante të hetojë Ramën që me ligje të miratuara në Parlament, do të bëjë siç i intereson atij e banditëve që e mbajnë në pushtet ?
    Më e keqja akoma është se po mbahet shpresa që ngritja e Gjykatës Kushtetuese, do ti zgjithë të gjitha problemet e shkeljeve në drejtësi.
    Po ku është garancia që antarët e kësaj Gjykate nuk do të zgjidhen në mënyrë selektive si mbështetës politikë të “ripjelljes” e të Edverit ?
    Pa u bërë reforma e reformave, reforma e madhe e sistemit të korruptuar politik, me një qeverisje teknike, pa Ramën, nuk ka asnjë shans suksesi çfardo reforme tjetër në Shqipëri.

  8. Do ta bejne me stil. Tani e tutje. Do ” harojne ” je jene babezi. Beja 5000€ rrogat me mandat 2 vjecar dhe kontrolloi. Dhe zhduki nese jane per tu zhdukur. Do bejne shqiptaret drejtsi. Kur ka ndodhur kjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *