• |
ide | kryesore

(FOTO) Brenda kutive të kartonit për të hyrë në Angli, ndalohen katër shqiptarët

Lajme, Të fundit



E përditshmja “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull të radhës tematikës së emigrimit të shtetasve shqiptarë drejt Britanisë.

Shkrimi i sotëm sjell historinë e dhimbshme të katër shqiptarëve, të cilët janë trafikuar si emigrantë të jashtëligjshëm brenda kutive të kartonit në anën e pasme të një furgoni.

Katër emigrantë shqiptarë u gjetën të regjistruar brenda kutive të mëdha të kartonit në anën e pasme të një furgoni të lidhur për Dover. Rojet kufitare ndaluan furgonin, i cili po udhëtonte nga Frankfurti në Derby, në Calais para se të kalonte Kanalin në Britani të Madhe. Më vonë doli se burrat kishin paguar më shumë se £ 600 (700 euro) secili për një bandë të trafikimit të njerëzve, një prej të cilëve tani është burgosur”, shkruan “Daily Mail”.

Shtetasi Vladimir Tollumi, 39 vjeç, është një nga katër krerët që ushtrojnë veprimtarinë e  trafikimit të emigrantëve të paligjshëm në Britani. Ndërkohë që ishte i pajiur me dokumentet përkatëse dhe lejeqendrimi, Tollumi tani po përballet me dëbimin, pasi u dënua me 40 muaj burg.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *