• |
ide | kryesore

Gjermani, kapet shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm

Lajme, Të fundit



Një shqiptar i Kosovës ka rënë në prangat e policisë gjermane, në Mindelheim.

Arrestimi u bë mesditën e 20 korrikut 2019, pasi u konstatua se ishte duke udhëtuar me telefon në dorë.

Policia gjermane njofton se shqiptari është rreth 28-vjeç. Pas kontrollit ushtruar nga autoritetet vendase, u zbulua se ndaj 28-vjeçarit, i cili ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Mercedes” ekzistonte një urdhër arresti ndërkombëtar i autoriteteve kosovare për vrasje.

Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Shqiptari është dërguar në burg dhe është në pritje të ekstradimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *