• |
ide | kryesore

Gjyqi/ Pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar, Tahiri: Nisi me burra me musteqe e…

Lajme, Të fundit



Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Seanca kur do të jepet pretenca e prokurorisë ndaj Tahirit u caktua më datë  10 Shtator në orën 13:00.

Gjatë seancës së ditës së sotme, ish-ministri ka kërkoi me këmbëngulje që pretenca për të të jepej para pushimeve të muajit gusht, po kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga trupa gjykuese.

U bënë dy vjet, edhe shtyrja është e tepërt, me pretendimin se është para Gushtit që janë pushimet për mua është e tepërt. Unë kërkoja që vendimi të jepej tani, ju nuk u lodhët dy vite me këtë histori? Unë jam i gatshëm që të bëj mbrojtjen time në çdo sekond, pse prokuroria nuk është e gatshmë që të bëj punën e saj?

Pas dy viteve unë shoh që Prokuroria nuk ka shtuar asnjë fërmë më shumë, nga ajo që unë kam parë në muajin Shtator. Shyqyr që u gjetën dokumentat, çtë them unë, të uroj prokurorinë që gjeti dokumentet, dhe do ti duhet që ti përkthejë prapë për shkak se i kanë humbur.

Kur ndodh kjo me mua, merreni e mend se çfarë ndodh me njerëzit, që nuk kanë mundësi të dëgjohen. Nuk shkova unë në vjeshtë, shkoi prokuroria, unë nuk jam mësuar që të shkoj në vjeshtë. Historia e vendit tonë ka nisur me burra me mustaqe dhe ka përfunduar me burra me botoks“, tha Tahiri në një prononcim për mediat.

Më datë 17 korrik, gjyqi në ngarkim të Tahirit u shty për herë të tretë, për shkak të mungesës së fashikujve të përkthyer në shqip të anëtarëve të bandës Habialaj: Moisi Habilajt, Nezar Seitajt dhe Meridian Sulajt. Ndërsa, dy seancat e mëparshme gjyqësore janë shtyrë për shkak të mungesës në sallë dhe problemeve me prokurën e ish-shefit të sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut të Vlorës, Gjergj Kohilës, i cili ndodhet në arrati.

Ish-ministri më jetëgjatë i Punëve të Brendshme akuzohet për bashkëpunim me bandën e Habilajve në trafikimin e drogës drejt Italisë. Ndaj tij janë ngritur tri akuza: “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

 

 

 



5 Comments

  1. He more miu i arave se ti e bere Shqiperine qorab more biri kurves dhe hajdutit te ilaqeve, ti me gjith ate idhullin tend Rame pordha shum shpejt keni per ti lar te gjitha prapesit qe ja keni ber ketij populli fukara??

  2. Populli thote cdo gje qe ben nje dite te bukur kur nuk e pret te kthehet
    Dhe ky nuk eshte popull aq budalla sa duket.

  3. eh tahir tahir. si me then i pranove akuzat se gjykimi i shkurtuar kete parashikon. te tha shefi bej sikur ben ca burg dhe mund te mbash pasurit e akumuluara. tani prokuroria duhet te gjurmoj cdo transaksion te ketij gangesteri. ishalla terheq kemben zvarr per te tjeret, dmth, per ramen, taulant pallen, ate hajdutin me cizme si e ka ai gjiknuri dhe te vazhdoj me mona cizmen, like floririn, sali gerdecin dhe lulush raportin mjekesor. vetem keshtu do nisi me kemb te mbare reforma.

  4. Ju qe shani Saimir Tahirin ti Tanguli Rama dhe ju te paemer perfundimisht jeni meshkuj pa koqe ! Flas ne emer tim
    por dhe te LSI megjithese nuk e duam Saimir Tahirin po ama eshte burre jo si keta burrat me botoks qe kemi ne LSI apo ky Petrit Pakoqja Vasili nejse per Monen se shaj dot se e kam shoqe por Tahirit ti rrofshi ca rruhet se ska asnje lidhje me kto dhe eshte akullore . Hajd se na cate ca scahet. Rrofte LSI force e pare force e papare

  5. Sa pirdhni kot,po thuaj te gjitha mediat; si mediat e kazanit edhe te legenit, e te gjithe intelektucet, me ne balle ismael kadirov bleu kryedoçi, kurse ketyre leckave e opozuskes ja u futi, i ka bere lolo, e tall buçen me ta. ……. E tradhetia vazhdon…..!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *