• |
ide | kryesore

Haradinaj dorëzon në Kuvend letrën e dorëheqjes

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj dorëzoi sot në Kuvend zyrtarisht letrën e dorëheqjes.

Sipas një njoftimi nga zyra për media e Kuvendit, thuhet se “letra e dorëheqjes u është proceduar menjëherë anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare”.

Ndërkohë, nga Zyra e Haradinajt ende nuk është bërë e ditur nëse e njëjta letër i është dorëzuar edhe Presidentit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të premten nga pozita që ka pasi ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Haradinaj tha se zgjedhjet do të mbahen brenda 2 muajsh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *