• |
ide | kryesore

Icardi hap derën për Napolin: durimi për Juventus mbaroi

Sport



Mauro Icardi është i hapur për kalimin tek Napoli, duke bërë ndryshimin e qendrimit të tij në raport me merkaton. Nuk është më vetëm Juventus në mendimet e sulmuesit argjentinas, që tek Inter është i ndarë në shtëpi, në pritje të njohë të ardhmen. Sipas ‘Corriere dello Sport’, në ditët e kaluara mes Milanos e Ibiza, Maurito ka marrë seriozisht në konsideratë propozimin e presidentit De Laurentiis.

Dicka po lëviz: u duk e mbyllur pas takimit në Ibiza mes drejtorit sportiv Fabio Paratici e Ëanda Nara, bashkëshortes-agjente të Mauros, por bardhezinjtë nuk po lëvizin, në pritje të zbresë cmimi prej 60 milionë euro, e të lirohet vendi i zënë nga Gonzalo Higuain. Kjo e ka bezdisur Icardi, që po sheh mundësinë të rikthehet në Napoli sulmuesi i dikurshëm. Presidenti De Laurentiis beson shumë tek argjentinasi,q ë gëzon edhe vlerësimin e Ancelotti: “Lojtar shumë i mirë i vlerësuar nga të gjithë “. Numri 1 i klubit të kaltër është gati të negociojë për 60 milionë të kërkuar nga Inter e ka gati për lojtarin një kontratë 7,5 milionë me bonus për të arritur në 10.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *