• |
ide | kryesore

Këshillat Bashkiakë/ Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e PS për shpërndarjen e mandateve në Urën Vajgurore

Lajme, Të fundit



Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për shpërndarjen e mandateve të këshillave bashkiake në njësinë e Urës Vajgurore.

Kujtojmë se Kolegji mori në shqyrtim kërkesën e mazhorancës për shpërndarjen e mandateve të këshillave bashkiakë, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk arriti kuorumin e nevojshëm. Ky ngërç ndodhi për arsye se kreu i këtij organi, Klement Zguri, refuzoi të vepronte në kundërshtim me vendimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për zgjedhjet vendore.

Kolegji nisi dhënien e mandateve për këshilltarët bashkiakë me Bashkinë e Urës Vajgurore, për të vazhduar me të tjera njësi vendore.

Thënë këtë, Kolegji nuk ka marrë në konsideratë thirrjen e Partisë Demokratike për pezullimin e  procesit të dhënies së mandateve për Këshillat Bashkiakë, deri në momemntin kur të jepet një vendim nga Gjykata Kushtetuese.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *