• |
ide | kryesore

Këta janë vipat e huaj që vizituan bregdetin shqiptarë këto ditë të nxehta vere

F1, Paparazzi



Disa ditë më parë, aktorja e serialit turk “Kurti dhe Sura”,  Farah Zeynep Abdullah, tregoi në profilin e saj në Instagram se kishte ardhur nw Shqipwri dhe po pushonte në brigjet e jugut. Farah ndodhej në Ksamil, Sarandë, nga ku postoi një foto të këndshme të bregdetit, duke i gëzuar të gjithë fansat e saj shqiptarë me ardhjen e saj.

 

View this post on Instagram

 

#leica #ilovealbania

A post shared by Farah Zeynep Abdullah (@fafazey) on

Mirëpo, aktorja turke nuk ishte e vetmja që vizitoi Shqipërinë.

Gjithashtu edhe prezantuesi i njohur amerikan, Steve Harvey, ka vizituar kufirin e Shqipërisë me Greqinë dhe videon e ka ndarë me ndjekësit në profilin e tij në Instagram.

Steve u bë i njohur për publikun shqiptar pas incidentit në Miss Universe në vitin 2015, pasi e shpalli gabim emrin e fitueses dhe në fund u detyrua t’i heqë kurorën vajzës që kishte shpallur.

Teksa qëndronte në mes të detit, Harvey e drejtoi kamerën e tij herë nga Shqipëria e herë nga Greqia dhe shpjegoi për fansat se dy vendet kanë me njëri-tjetrin një orë diferencë.

Kujtojmë se gjithashtu në Kosovë erdhi disa ditë më parë aktori i njohur për rolin si Xhihani në “Fate të kryqëzuara”, Erkan Petekkaya.Mesa duket, trojet shqiptare po bëhen vendi i preferuar i të huajve, numri i të cilëve po rritet çdo vit për ta vizituar.

https://www.youtube.com/watch?v=zGjiITKUkAc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *