• |
ide | kryesore

Krisja e thellë/ Rrëfimi i Ramush Haradinajt: Ku ndahem me Edi Ramën

Kryesore, Lajme



Thyerja mes një kryeministri të Kosovës me një të Shqipërisë nuk ka qenë asnjëherë kaq e thellë sa ajo që është krijuar mes Ramush Haradinajt dhe Edi Ramës. Pavarësisht se publikisht ishin kujdesur që ta mbulonin krisjen deri pak kohë më parë, samiti i Berlinit i nxorri të gjitha në dritë.

Siç dihet në atë takim pati një presion të fortë të Francës dhe Gjermanisë ndaj kryeministrit të Kosovës që ai të heq taksën 100% për prodhimet serbe. Edi Rama mbajti krahun e më të fortëve duke lënë vetëm Haradinajn i cili do të deklaronte në një intervistë pas samitit se “Rama ishte ai që i bënte më shumë presion se Vuçiçi”. Shefi i qeverisë së Tiranës i hodhi poshtë këto deklarata, madje e quajti Hardinajn “gënjeshtar”.

Çfarë ka ndodhur/ 2 vjet përplasje mes Ramës dhe Haradinajt

Përplasja mes Ramës dhe Haradinajt ka qenë e fortë edhe për çështjen e korrigjimit të kufijve. Haradinaj e ka kundërshtuar fort çdolloj ideje që shkon në favor të ndryshimit të kufijve, ndryshe nga Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri shqiptar, Rama.

Pas dorëheqjes së Haradinajt pati reagime të shumta, por vetëm Edi Rama reagoi një ditë më pas dhe duke mos ia përmendur emrin. Rama as nuk e ka kontaktuar Haradinajt për thirrjen në Gjykatën Speciale, siç kishin bërë shumë kryeministra të rahonit. E zbuloi këtë vetë Haradinaj në një intervistë që dha për televizionin T7 të Kosovës.

“Unë kam marrë shumë letra personale prej kryeministrave të rajonit, nuk kam marrë një prej Edi Ramës. Kam marrë prej kryeministrave të tjerë të rajonit shkresa mbështetje, simpatie. Edhe nga personalitete si Presidenti Berisha, po se po, por edhe Presidenti Moisiu, Presidenti Meta ishte vetë këtu. Kam marrë prej Shqipërisë plot porosi përkrahëse, kam dëgjuar zotin Majko, kryetarin Basha… Vetëdija kombëtare e ka bërë të vetën atje. Ata i përcjellin këto tema” – tha Haradinaj.

Rama-Haradinaj / Përplasja mes një kllouni dhe një badigardi

Ai zbuloi se taksa dhe kufijtë janë dy çështjet që e ndajnë me Edi Ramën. I pyetur nëse ndihet përgjegjës për prishjen e marrëdhënieve me kryeministrin e Shqipërisë ai tha se asgjë nuk ishte personale, por e ngritur mbi baza parimore.

“Jam i detyruar të mbroj tërësinë territoriale të Kosovës. Nuk e kam këtë prej qejfit apo prej arrogancës. Unë jam i detyruar me mbrojt Kosovën si agjendë.

Unë taksën nuk e kam tregti me Serbinë. Unë taksën e kam me shpëtu (Kosovën) prej ndarjes ose prej “Dodik Republikës”. Unë nuk i kam mbajt këto qëndrime për inat të Edit, Hashimit apo Kadrisë.

Unë besoj që nëse e heq taksën, e ke çel derën për njërin prej dy çmimeve, ndarje ose “Dodik Republikë”. Unë besoj që nëse e mbajmë taksën, ato të dyja nuk janë më temë dhe hapim derën për njohjen. Kaq e thjeshtë është. Kujt nuk i kam borxh në këtë rast që i shërbej këtij besimi” – tha Haradinaj.
Por si janë raportet e Haradinajt me të majtën shqiptare.

Rama, darka e gabuar në Prishtinë

“E dua të majtën në Shqipëri. Nuk kam asnjë problem me të majtët. I kam njoh të gjithë dhe i respektoj njëlloj siç kam marrëdhënie me Partinë Demokratike të Shqipërisë me të cilën kemi një kontratë bashkëpunimi dhe aspirojmë në PPE. Më besoni nuk ka asgjë personale këtu, por vetëm jam i detyruem të mbroj axhendën e vendit tem, popullit tem. Kaq” – e mbyll Haradinaj.

Përplasjet mes Haradinajt dhe Ramës kanë qenë të hershme. Ato nisën që me çështjen e demarkacionit, për të vijuar me deklaratat e Ramës në emër të Kosovës, çështjen e taksës 100% dhe më pas për idenë e ndryshimit të kufijve. ©LAPSI.al

Checknews/ Kush gënjen, Edi apo Ramushi?



18 Comments

  1. Ndaheni ne gjithcka. Nje burre i rritur dhe edukuar mire. Burre odash. E per kete km te shqiptareve nuk po flas se eshte po coment. Te gjitha te zezat mbledhur ne nje qenie per turpin e vet. Nuk ja vlen te flasesh per ramen nuk ja vlen gojen me e ndy.

    1. Fiks …niveli zero. Se kuptoj kete punen e takses ,se nese asporon per BE dhe dy vendet kryesore te BE te thone hiq taksen me Serbine , do ta heqesh or palle se ka rregulla ne unione shtetesh. Sa per Ramen , eshte gjithmone 3 hapa para , ndaj o Lapsi pirdh pirdh se lirohesh…

  2. O Tironc rilindasi Ramushi eshte shum me bur se bureci Rama se per Kosoven e flijon veten kurse Ram droga per kariken e tij e djeg Shqiperine

  3. Te krahasosh Ramushin me Edvin Ramen eshte njelloje sikur te krhasoshe diten me naten Ramush Hajredinaj eshte Burr shteti luftetar i pa epur per clirimin e Kosoves ,familja e tije ka derdhur gjak per Kosoven .Kush eshte Edvin Rama ? Eshte pasardhes i bllokmeneve madhtrues ordiner ,hajdut e ka cuar Shqiperine ne nivelin 0

  4. Niveli zero Ramushi , lapsi dhe komentuesit. Nuk jeni ne mitingjet e PD dhe ska Rama ik ketu or te mjere, o komentoni me mend o mos shkruani . Si tha Patozi …o fol e mba …o dhit e ha. Kur aspiron per ne BE dhe dy shtetet kryesore te thone hiq taksen , do ta heqesh o Ramush palla se lufta ka mbaruar me kohe…Sa per Ramen , eshte gjithmone 3 hapa para te gjitheve ne gjithe keta 20 vjet qe eshte ne politike

  5. Rama beri detyren zyrtare duke u prononcuar per pafajshme e Ramush koke druthit. Ramushi mos harroj qe vete e kruajti me Ramen duke dale me deklarata kalamash kunder tij.
    Ai qe e perkrahu me shume ishte Saliu i cili furnizonte me nafte Serbine ne nje kohe qe e gjithe bota i kishte bere embargo kur Ramushi luftonte per pavarsine e Kosoves ku humbi dhe vellezerit e tij.
    Mos harroni i vetmi Shqiptar qe nuk u lejua te mare pjese ne mitingun e pavaresise Kosoves ishte Sali Berisha.

    1. O i Paemer, ndaj ske per te ec kurre perpara, ti dhe shqiperia jone, sepse jeni pa identitet dhe merreni me llafe boshi…
      Jo Sala edhe i biri Kristaqit (te cilit edhe pas 6 vitesh ne qeveri, akoma Sala ja ka fajin), nje mut jane te gjithe… ndaj duhet te mos merremi me fjale por me vepra, ta ndryshojme kete sistem bashke me Ramen-Salen dhe ghithe sorollopin e tyre kriminal dhe hajdut qe i rrethon.

  6. @@@I paemer paske shit ca komente sot,nuk Jane shume mgjs ti perdor shume emra Te lumte Suma,Luan shume bukur.

  7. Problemi eshte se kemi te bejme me Ramushin nje person me karakter te vertete shqipetari dhe Edin njeriu me i pa karakter ne shqiperi (BASTARD I LINDUR)asgje nuk i ben bashke .

  8. Le të lemë mënjanë tifozëritë politike personale për Ramën apo Ramushin.
    Të meremi me realitetin e mardhënieve të shqiptarëve që përbëjnë mbi 90% të Kosovës, me shtetin e Serbisë.
    Dihet dhe është e faktuar historikisht që shqiptarët kanë jetuar në teritore disa fish më të gjëra sesa teritoret ku banojnë sot të ndarë në në katër shtetet fiqinjë.
    Si një popull që nuk pati përkrahjen e fuqive të mëdha si sllavët apo grekët, pas daljes nga pushtimi i gjatë i perandorisë otomane, ndonëse përbënin një shumicë të madhe të popullsisë e teritoreve të Ballkanit, me pazare fuqishë të mëdha, arritën të krijojnë vetëm një shtet me 28 mijë kilometra katrore, Shqipërinë londineze , siç njihet Shqipëria e sotme.
    As shteti i Shqipërisë e as shqiptarët e ndarë me kufij tek fqinjët, pas çlirimit nga turqit, nuk kanë ndërmarë asnjëherë ndonjë luftë pushtuese të teritorëve të banuar nga sllavë apo grekë, përkundrazi janë përballur me sulmet nacional shoviniste të tyre, e tendencat barbare të sllavizimit apo grekëzimit të teritorëve të banuara me shqiptarë.
    Përmbysja e sistemit diktatorial komunist të lindjes , solli veç të tjerave edhe luftën për pamvarësi të popujve të kësaj perandorie.
    Të mos harojmë se Kosova para 20 vitesh njihej edhe nga kanceleritë perëndimore, vetëm si një krahinë gjysëm autonome e Serbisë.
    Tragjikisht edhe qeveria diktatoriale komuniste enveriste, shqiptarët që banonin në teritoret e ish Jugosllavisë, i quanin “jugosllave”.
    Shpërbërja e Jugosllavisë pas përmbysjes së sistemit komunist në Europë e shembjes së Murit të Berlinit, solli edhe përmbysjen e sistemit diktatorial stalinist në Shqipëri e krijimin e forcave politike të organizuara në Kosovë që në fillim dolën me kërkesën për Kosovën Republikë, me vonë Kosovën si shtet të pamvarur e mandej kërkesën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ashtu siç ndodhi me dy Gjermanitë.
    Në sajë të luftës së organizuar çlirimtare të UÇK e ndërhyrjes ushtarake të NATO, më në fund Kosova mori statusin e një shteti të pamvarur të njohur nga pjesa më e madhe e shteteve demokratike të botës, ndonëse me një status të dyshimtë të “diskriminimit pozitiv” të serbëve banues në Kosovë.
    Shqiptarët e Kosovës hoqën dorë nga aspirata e tyre për bashkimin me Shqipërinë, me premtimin se duke u integruar në Europën e bashkuar, në BE, pak rëndësi do të kishin kufijtë etnikë.
    Ndërkaq Serbia nuk hoqi dorë nga ideja e saj e Serbisë së madhe duke mos pranuar kategorikisht edhe njohjen e shtetit të pamvarur të Kosovës në kufijtë e saj.
    Pra nisur nga kjo tabllo e ngjarjeve reale në Ballkan duhen parë edhe qëndrimet e Thaçit, Ramës e Haradinajt.
    Normalisht pas një lufte të drejtë çlirimtare të fituar, duhej të ishte shteti viktimë që duhet mbështetur e jo të vejë kushte agresori.
    Unë nuk dij të ketë pasur shqiptarë në Serbi që të kenë vrarë familjarët e Vuçiçit në Beograd, por ama dihet se janë falangat e shefit të Vuçiçit, kriminelit të luftës Millosheviçit, që erdhën në Kosovë e vranë familjarët e Haradinajt.
    Atëherë si ka mundësi që pas kaq vitesh, u dashka që një Gjykatë speciale, pasi një Gjykatë ndërkombëtare e pat quajtur krijimin e shtetit të pamvarur të Kosovës, me kërkesën e agresorit Serbi, të thërrasë për të “hetuar” krerët e UÇK, e kryeministrin Haradinaj, vetëm se ky kërkon qëndrime reciproke e të barabarta midis Kosovës e Serbisë ?
    Jo po duhet ta marim me të mirë Serbinë që ajo të mos vazhdojë të flirtojë me Rusinë e ta bëjmë pjesë të BE .
    Po pse duheshka nëpërkëmbur e drejta e shqiptarëve për krijimin e shtetit të pamvarur e dëshira e tyre për tu integruar në BE, vetëm që tja mbushim mëndjen Serbisë që ti bashkohet Europës ?

  9. Pse duhet vleresuar ky Ramushi, çfare beri? Si kryeminister eshte kot fare! Perderisa e vlereson Meta!!! Beje shtet te pranuar nga te gjithe Kosoven pastaj shit Pordhe!! Na çave derrasat me nje takse qe tu luten amerikanet dhe se hoqe!! Shko morr Pirdhu mos ta pafshim me bojen si politikan!!
    Rrofte Kosova!

  10. Per Kosoven e Fierit e ke kete urimin per rrojtje? Aleanca e tradhetareve dhe qelbesirave me dialekt permeti ka mprehur shpatat. Do i rruajne karin Shqiperise permbi Shkumbin

  11. Excellent movie, but it’s a bad copy! I finally watched the HD streaming of this movie. I thought some of you would like to watch it too.

    Release Movies 2018-2019 Full Movie Free Online

    This is the site where I was watching it >> STARMOVIE32.XYZ

  12. Filmi i shkëlqyeshëm, por është një kopje e keqe! Më në fund e pashë HD streaming të këtij filmi. Mendova se disa prej jush do të donin ta shihnin gjithashtu.
    ,,,,
    Lirimi Filma 2018-2019 Full Movie Pa pagesë Online

    Ky është vendi ku unë isha duke e shikuar atë >> STARMOVIE32.XYZ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *