• |
ide | kryesore

Dorëheqja e Haradinajt, mediat në Kosovë: Caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme

Lajme, Të fundit

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më datë 8 shtator, mësohet nga burime brenda Presidencës së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, presidenti Hashim Thaçi ka vendosur që në përputhje me afatet kushtetuese e ligjore, të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Bazuar në interpretimet ligjore, zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë pas njoftimit të dorëheqjes së kreut të qeverisë, por, kjo vlen për datën pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me konstituimin të ri të Kuvendit, prandaj nuk është e qartë nëse këto afate vlejnë edhe për këto rrethana.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu