• |
ide | kryesore

Manchester United e Psg tentojnë Dybala: tek Juventus është i tepërt

Sport



Juventus duhet të fillojë të shesë tashmë, për të zbrazur organikën e tejmbushur nga blerjet në merkato. Në sulm Maurizio Sarri ka vështirësinë e zgjedhjes e Higuain, që dukej i destinuar të largohej 100%, mbetet në merkato por nuk do të falet: ky është motivi që nuk e përjashtion qendrimin e tij në Torino. Ai që mund të largohet nga bardhezinjtë mund të jetë Paolo Dybala, që duhet ende të kuptojë si do të përdoret nga Sarri e që – si bën të ditur Corriere dello Sport – kërkohet me ngulm nga Manchester United e Psg.

Sarri të dielën konfirmoi se “dikush duhet të niset” e ai dikush mund të jetë Dybala, për të cilin Juventus ka nisur të vlerësojë vetëm ofertat mbi 80 milionë euro. Manchester United, që mund të humbasë Lukaku (destinacioni Inter) e Pogba, do të riniste me dëshirë nga Joya, ndërsa në Paris po mendojnë për zëvendësuesin e Neymar. Leonardo e ka vlerësuar gjithnjë argjentinasin e, në rast shitje të brazilianit, 80-100 milionë nuk do të ishin problem për arkat e Psg.

Cdo vendim natyrisht do të merret vetëm pas rikthimit të Dybala nga pushimet, duke qenë se sulmuesi nuk ka folur ende me Sarri e dëshiron të kuptojë kush janë idetë e teknikut për pozicionin e tij në fushë. Pas një viti jo të thjeshtë me Allegri, objektivi i parë i argjentinasit ësjtë të kthehet të jetë protagonist.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *