• |
ide | kryesore

Martohet deputetja e PD që i zuri vendin Lulzim Bashës në Kuvend, në dasëm edhe Taulant Balla (FOTO)

Lajme, Të fundit



Sesioni i ri parlamentar, duket se finalizohet me një dasmë. Deputetja e opozitës së re, Majlinda Halilaj, e cila në Parlament zuri vendin e Lulzim Bashës pritet ti japë fund beqarisë.

Mësohet se deputetja e opozitës së re do të zhvillojë më datë 31 korrik në mbrëmje ceremoninë martesore, e cila do të realizohet në një prej restoranteve në autostradën Tiranë-Durrës.

Burime bëjnë të ditur se deputetja ka ftuar në këtë ceremoni shumë kolegë të Parlamentit, ku nuk mungojnë dhe përfaqësues të maxhorancës.

I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë dhe kryetari i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Majlinda Halilaj ishte kandidate e PD-së në listën e kryeqytetit, renditur më numrin 47. Halilaj ka hyrë në listën e PD-së si pjesë e partive aleate. Ajo është anëtare e Partisë Reformatore Demokratike, me kryetar Skënder Halilajn.

Pas djegies së mandateve ajo ishte ndër të parat që vendosi të pranojë mandatin, ndërkohë që ka marrë pjesë në të gjitha votimet e maxhorancës socialiste, duke dhënë votën pro për projektligjet e qeverisë.

Ajo është një emër anonim në politikën shqiptare, madje nuk rezulton të ketë folur as në një prej seancave parlamentare.

Ajo është 42 vjeç dhe në CV e saj shkruan vetëm që ka arsim të lartë dhe se ka 13 vite eksperiencë, por nuk tregon se për çfarë ka studiuar./ Panorama



8 Comments

  1. MOS mendoni se Topallin eshte me e mire se kjo prositut politike,te dyja Jane te nje kallepi Kjo tregon papergjegjesine eBashes ne hartimin e listave .Sa per Topallinka ber me te miren e mundeshme qe nuk e vuri ne liste

  2. KJO E 47 DHE AI PALLA I DURRESIT KUJTIM GJUZI I 17 . KUR DIHET QE TIRANA KA 34 DEPUTETE DHE DURRESI 14 . KJO ESHTE GALLATE , KJO ESHTE PER GINES.

  3. Edhe liderët politikë duhen vlerësuar kur mësojnë nga gabimet e tyre e shkojnë drejtë përmirësimit.

    U provua se marëveshja e nxituar Berisha -Rama për ndryshimet kushtetuese e kodin zgjedhor, solli si pasojë listat e mbyllura të kandidatëve të përpiluara nga shefat e partive.

    Rama edhe sot nuk heq dorë nga ato ndryshime, kurse Basha e ka deklaruar publikisht se do ta bëjë ndryshimin e duhur, ndonëse edhe sot, ka shumë “demokratë” që ngulin këmbë për hapjen e partisë me kësisoj figurash si Gjuzi apo kjo Majlinda Nr.2.

    Kjo politikë e re e Bashës, u konkretizua ditët e fundit me anketën për vetingun në rradhët e Partisë demokratike. ku do të bëhet klasifikimi jo vetëm për pastërtinë e figurës së funksionarëve të PD nga e kaluara e dyshimtë, por edhe për nivelet e formimit intelektual e moral e aftësive menazhuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *