• |
ide | kryesore

Mbrojtësi 42 milionë euro jepet falas: City mezi pret ta heqë qafe!

Sport



Në 2014 u pagua 42 milionë euro duke u futur në 10 mbrojtësit më të shtrenjtë të të gjitha kohërave. Sot Eliaquim Mangala, është jo vetëm jashtë projektit – për të përdorur shprehjen kaq shumë në modë kohët e fundit -,por aq shumë barrë sa Manchester City i Guardiola është gati ta japë falas, vetëm të shpëtojë prej tij! Mbrojtësi francez, me origjinë kongoleze, 28 vjecar, ka zhgënjyer plotësisht pritshmëritë në një histori që e pa të ishte ylli i ri i mbrojtësve, që përfundoi i padëshiruar e i pavlerë…

Vetëm 5 vjet më parë e quanin “Thuram i ri” dhe e dëshironin të gjithë të mëdhatë e Europës: Monaco, United, Inter, Arsenal e Chelsea. Ia dolën Citizens që derdhën shifrën tronditëse, për kohën, për ta marrë nga Porto. Tani mund të thuhet se për klubin anglez, Mangala ishte një investim i keq. Gjiganti franceze (188 cm për 88 kg) në pesë sezone në Etihad ka koleksionuar 79 prezenca. E hyjnë në lojë edhe llogaritë. Sa herë që francezi ka zbritur në fushë, përfaqësimi i tij ka kushtuar 531 mijë euro (pa llogaritur pagesën)…

Por përtej parave të paguara, Mangala ka zhgënjyer në fushë. Rezultatet e tij kanë bindur Pep Guardiola të bëjë pa të. E mbrojtësi ka luajtur i huazuar tek Valencia (2016-2017) tek Everton në sezonin e fundit (pa zbritur kurrë në fushë. Tani kontrata e tij me Citizens skadonte në fund të qershorit 2019, por pavarësisht dëmtimeve e mungesës së grumbullimeve, shoqëria, me shpresën për ta shitur në mënyrë që të fitonte dicka ka investimi i bërë, i ofroi rinovimin për një tjetër vit. Zgjedhje e kotë sepse tani mbrojtësit i kanë thënë të gjejë një skuadër tjetër e që City do ta lërë të lirë pa kërkuar asnjë stërlinë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *