• |
ide | kryesore

Mesazhi i Haradinaj pas dorëheqjes: Jo ndarje e as Dodik Republikë në Kosovë

Lajme, Të fundit



Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falenderuar të gjithë që e kanë përkrahur këto ditë pas dorëheqjes së dhënë të premten e kaluar pas thirrjes së marrë nga Gjykata Speciale, për të dëshmuar në cilësinë e një prej ish-drejtuesve kryesorë të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Haradinaj shkruan se “s’do të ketë ndarje të vendit e as Dodik Republikë në Kosovë”.

Haradinaj ka bërë të ditur se do të niset për të dëshmuar në Hagë këtë javë, ku do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit. Ndërsa, ditën e sotme pritet që të dorëzojë edhe formalisht dorëheqjen tek presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas dorëheqjes së Haradinajt, pati reagime të shumta, ndërkohë partitë politike janë në pritje të përcaktimit të datës së re të zgjedhjeve.

Në të njëjtën mënyrë, në vitin 2004, Haradinaj u dorëhoq nga posti i kreut të qeverisë pas thirrjes nga Gjykata e Hagës.

 



1 Comment

  1. Duan dodik 2 ata ne ballkan. Kjo ju vjen me mbare. Me nje parlament tjter ne shqipri dhe prej ketej duhet njejte 100% takse per mallrat e serbit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *