• |
ide | kryesore

Napoli, video për fushatën e abonimeve: vetëm Sarri dhe Higuain mungojnë

Sport



Në Napoli “tradhëtia” e Sarri dhe Higuain djeg ende. Klubi ka lançuar në fakt fushatën e re të biletave të sezonit me një video dhe në klip ku nuk ka asnjë gjurmë të ish-teknikut apo Pipitës. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për harresë, duke pasur parasysh se në pamje shfaqen fytyrat dhe veprimet e Maradonës, Hamsik, Quagliarela, Cavani, Reja, Mazzarri, Pandev, Benitez, Mertens, Insigne, Milik, Ancelotti, Koulibaly. Një listë e gjatë e kampionëve që kanë bërë dhe po bëjnë historinë e klubit. Dhe mes të cilëve Sarri dhe Higuain, pas kalimit te Juventus, nuk gjejnë hapësirë. “Një qytet, Një klub, Një pasion!”, është slogani i fushatës së të kaltërve, që mëshojnë te koncepti i unitetit dhe identitetit. Me kusht që të mos tradhtoni! Përndryshe përfundoni në harresë …

https://twitter.com/sscnapoli/status/1153266837775429632?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1153266837775429632&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportmediaset.mediaset.it%2Fcalcio%2Fnapoli%2Fnapoli-video-amarcord-per-la-campagna-abbonamenti-mancano-solo-sarri-e-higuain_6810983-201902a.shtml



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *