• |
ide | kryesore

Opozita letër Kolegjit: Të pezullohen mandatet për këshilltarët

Arkiva, Lajme, Të fundit

Opozita i dërgoi një letër Kolegjit Zgjedhor ku i kërkon pezullimin e mandateve për Këshillat Bashkiakë derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë.

Letra e opozitës është shkruar nga numri 2 i PD Gazmend Bardhi, para nisjes së shqyrtimit në kolegj të çështjeve për shpërndarjen e mandateve të këshilltarëve bashkiakë. Sipas opozitës, për këtë letër është informuar ODIHR, ONM, BE, si dhe ambasadat kryesore në Tiranë.

“Shoqata e Bashkive ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për kushtetueshmërinë e votimeve të 30 Qershorit. Pa u shqyrtuar çështja në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave monopartiake Bashkiake.

Sipas Kodit të Procedurës Civile, Kolegji Zgjedhor ka detyrimin ligjor të vendosë pezullimin e gjykimit, për shkak se “çështja nuk mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër’, tha opozita.

Po ashtu,  opozita thotë se ligji detyron Kolegjin të mos marrë vendim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese mbi kushtetueshmërinë e Dekreteve të Presidentit.

“Standardet e shqyrtimit gjyqësor te mosmarrëveshjeve në rrezik nga presioni i vetingut mbi disa anëtarë të Kolegjit Zgjedhor. Vendimet e deritanishme të Kolegjit Zgjedhor, të pambështetura në ligj dhe të motivuara politikisht, sipas interesit të Qeverisë. Regjistrimi i paligjshëm i Bindjes dhe mohimi i opozitës për komisionerët, u konstatuan të paligjshme nga ODIHR.

Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë mënyrën e ushtrimit të kompetencave nga Presidenti, përfshirë dekretin e zgjedhjeve”, thuhet në letër.

Opozita thotë se sa kohë janë në fuqi dekretet për zgjedhje në 13 Tettor mandatet e këshilltarëve bashkiakë nuk mund të shpërndahen.

“Janë fituar në votime të padekretuara nga Presidenti. Ky është një rast që Kolegji të mos lejojë zëvendësimin e pluralizmit me partinë shtet dhe demokracia me diktaturën.

Opozita ka edhe një apel për Kolegjin. “Koha t’i shërbeni interesit publik përpara interesit tuaj privat, i cili po përdoret nga Rama për të krijuar drejtësinë e tij private, duke i shkaktuar Shqipërisë një dëm afatgjate”, saktësohet në letër.

2 Comments

  1. ik o Gaz bej adetin, futi sumes nje porcion kenaqsie ashtu si tpelqen ty. kshillat do kostituohen dhe do fillojne funksionin brenda afateve kushtetuese. ju te PD mundesine e patet dhe e dogjet, me dashje e kthyet shqiperine ne monopartiake. jeni fajtore dhe pike. tani fryni syte dhe funksiononi si organizata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu