• |
ide | kryesore

PS mbledh nesër Asamblenë Kombëtare. Çfarë do të përgatisë partia qeverisëse

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Socialiste pritet të mbledhë nesër në orën 16:00 Asamblenë Kombëtare.

Punimet e Asamblesë, do të çelen nga kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, ndërsa në rendin e ditës është edhe analiza mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në rendin e ditës është përfshirë gjithashtu edhe shqyrtimi dhe miratimi i projekt vendimit për organizmin dhe zhvillimin e zgjedhjeve në parti.

Rendi i ditës së Asamblesë së PS:
1. Fjala e Kryetarit të PS, Edi RAMA.

2. Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019.

3. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit.“Per organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”.

4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Per Zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”.

5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për kriteret përzgjedhëse për delegatet e kongresit, kryetaret e partisë të bashkive, kryetarët e KS të Nj.A dhe kryetaret e OS.

6. Të ndryshme.

Whatsapp Image 2019 07 22 At 14.38.43



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *