• |
ide | kryesore

Saimir Tahiri te “Krimet e Rënda”, sot seanca e katërt gjyqësore

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është paraqitur këtë paradite pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Më datë 17 korrik, u shty për herë të tretë gjyqi në ngarkim të Tahirit, për shkak të mungesës së fashikujve të përkthyer në shqip të anëtarëve të bandës Habialaj: Moisi Habilajt, Nezar Seitajt dhe Meridian Sulajt. Ndërsa, dy seancat e mëparshme gjyqësore janë shtyrë për shkak të mungesës në sallë dhe problemeve me prokurën e ish-shefit të sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut të Vlorës, Gjergj Kohilës, i cili ndodhet në arrati.

Ish-ministri më jetëgjatë i Punëve të Brendshme akuzohet për bashkëpunim me bandën e Habilajve në trafikimin e drogës drejt Italisë. Ndaj tij janë ngritur tri akuza: “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

 



6 Comments

  1. Nuk na hyjne ne pune me keto mostra. As dreqit nuk i duhen me. Kaq te rinj dhe kaq te felliqte. E cpret nga keta. Ku njohin turp rilindasit.

  2. O saje ,ca dit burg do i besh ti per byth te psikopatit qe te vuri pergjegjes per kultivimin e hashashit,po beju burr e denoncoje legenin se dhe zoti nuk do ta fali flijimin ne emer te ve tingut te rames.

  3. Zot na i kurse syte te mos i shohim keta horra . Se per ti degjuar dihet qe nuk i degjojme me. Lapsi kur ka foto te rilindasve please nje pulle te kuqe per njoftim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *