• |
ide | kryesore

Starova a nuk po e ekzagjeron?: “Laçi synon titullin kampion”

Sport

Aventura në Europa League është hedhur tashmë pas krahëve, por performanca e bërë nga Laci në sfidën e dyfishtë me Hapoel Beer Sheva ka rritur ndjeshëm ambicjet e klubit kurbinas, që hedh tashmë vështrimin larg. Në Rubrikën Sportive, në RTSH, Sulejman Starova, nuk ka ngurruar të shënjestrojë si objektiv titullin kampion, duke shpjeguar edhe arsyet pse beson që skuadra e tij mund ti japë tonin kampionatit…

“Kemi patur avantazhin e nisjes së përgatitjeve herët dhe fatin, sepse fat mund të quhet që katër lojtarët e ardhur u përshtatën në kohë rekord, sa ishin titullar në Europa League. Kjo të jep dorë të bësh pak lëvizje dhe të jesh i konsoliduar që në fillim, për të synuar atë që është objektivi ynë madhor titulli kampion”.

Tekniku i bardhezinjve nuk ka dashur të anashkalojë cështjen e eleminimit në raundin e parë të Europa League, mbi të gjitha për performancën e bërë nga skuadra kundër një rivali prestigjoz, që sic e thekson Starova nuk e donte askush përballë. Mungesa e presionit nga ana e drejtuesve të klubit i dha një dorë morale skuadrës, pohon tekniku.
Tek Laci kanë lënë përshtypje shumë të mirë sulmuesi amerikan Nuabueze, mbrojtësi Ignatovic dhe mesfushorët Teco dhe Shehu. Megjithatë Starova është në pritje edhe të ndonjë goditje tjetër, për ta bërë skuadrën më kualitative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu