• |
ide | kryesore

Stresi tregon per burgun,’Ka qenë gjithçka politike’ (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Reperi u arrestua në tetor 2018, pas një hetimi disa mujor ndaj një grupi kriminal që operonte në kryeqytet, pjesë e të cilit dyshohet të ishte edhe Stresi, dhe ai ka bërë 8 muaj burg ku para një muaji ai u shpall i lirë nga gjykata.

 

Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin “72 Sen” me Meriton Mjekiqin ku ka folur për herë të parë për periudhën që ka qenë brenda.

“Jena të lumtur që të kemi jashtë Stresi, si po kalon këto ditë lirie? Ishalla kurrë në jetë nuk të shohim më brenda.”- i thotë moderatori Stresit.

“Është pjesë e jetës , po mirë, kam kaluar shumë mirë. Është njerëzore me arrit aty, pavarësisht se unë kam qenë b.u.r.g politik. Vallaj për burra është , më kanë prit me krah hapur atje dhe nuk e kam ndjerë hiç. Thonë që atje është ferr, por jo jo atje është shumë qetë. Unë e kam pasur të nevojshme të pushoj pak.”- është shprehur reperi teksa nuk ka ngurar për të folur dhe për marrëdhënien që krijoi me personat e tjerë.

“Dua ta them këtu dhe të gjithë ata që janë djem kanë për ta kuptuar këtë gjë. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se qysh më kanë prit atje. Është një ndjenë shumë e madhe sepse kur shkon atje nuk e di çfarë do të ndodh. Prej ditës së parë që kam shkuar e deri në të fundit unë kam për t’i falënderuar të gjithë ata që më kanë respektuar aty brenda. Ditën kur ika i kam takuar 300 persona nga 450 e ca që ka pas brenda, aq mirë kemi kaluar aty. Mua më kanë bërë një a.r.re.s.ti.m të paligjshëm, me kamera dhe me sende që nuk lejohen dhe unë kam për ta çuar në Strasburg në Francë, sepse ata do e gjykojnë më mirë. Ata hynë me forcë kanë thyer derën. Kur kam parë kamerën i kam thënë atij: ‘ti nuk je burrë’. Më pas u sollën mirë u qetësuan.”- është shprehur reperi duke sqaruar gjithçka.

https://www.youtube.com/watch?v=-WBFJh57Uuc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *