Ish-ministri Saimir Tahiri dhe ish-shefi i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, do të gjykohen me gjykim të shkurtuar. Kërkesa e tyre u pranua nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Por, gjatë kësaj seance Saimir Tahiri është nervozuar ndërsa prokurorët kanë kërkuar 2 javë kohë për pretencën.
“Nëse për ju është procedurë, për mua është gjithë jeta ime”, është shprehur ai. Në një prononcim të shkurtër për mediat Tahiri u shpreh se gjyqi i tij po zvarritej duke u shtyrë për herë të katërt, duke kaluar kështu çdo limit.
Seanca e radhës është caktuar në 10 shtator, në orën ntëntë të mëngjesit.
Ish-ministri më jetëgjatë i Punëve të Brendshme akuzohet për bashkëpunim me bandën e Habilajve në trafikimin e drogës drejt Italisë. Ndaj tij janë ngritur tri akuza: “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Nuk ka ” prova” per ty nga drejtsia. Provat i kemi ne populli.
Po ky Çela është në arrati, si i qënka pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar, kjo është drejtësi allaRama
Fastfood gjyakata…bejme dhe sufllaqe