• |
ide | kryesore

“Tani na doli që një klub më refuzoi se im atë qenka i shëndoshë…”: De Ligt rrëfen historitë e pabesueshme

Sport



I bezdisur nga zërat përreth tij, i pamësuar me kaq vëmendje, Matthijs de Ligt ka folur për Voetbal International për gjithë zërat e merkatos që e përfshinë në muajt e fundit, përpara se të zgjidhte Juventus: “Cdo ditë dilte dicka e re, por më e jashtëzakonshmja ishte se një klub nuk më bleu sepse im atë ishte shumë i shëndoshë e unë kisha të njëjtën tendencë. Është qesharake!”. Mbi refuzimin e Paris Saint-Germain: “Paratë nuk kanë qenë kurrë të rëndësishme në zgjedhjen time, kush më njeh e di se paratë nuk më shtyjnë askund. Pastaj cdokush ka opinionin e tij dhe do ta respektoj, por disa gjëra janë thënë shumë sipërfaqësore…”.

Për ta mbyllur, 19 vjecari ka shpenzuar disa fjalë edhe për agjentin më të përfolur të merkatos në futboll, Mino Raiola: “Ka shumë ekspericnë, në Hollandë flasin mirë për të të gjithë. Kanë një imazh pozitiv për të. Mua nuk më intereson ajo që mendojnë të tjerët, por atë që është më e mira për mua”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *