• |
ide | kryesore

Tjetër takim sekret mes Ramës dhe Metës në gjirin e Lalzit?

Lajme, Të fundit

Në disa media është përfolur për një tjetër takim sekret mes Presidentit, Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama, të zhvilluar në Gjirin e Lalzit pak ditë më parë. Por sipas asaj që raporton “Panorama” kjo nuk është e vërtetë. Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi u shpreh se: “Ky është një thashethem plazhi!”.

Para ditës së votimeve të 30 qershorit, Meta konfirmoi një takim sekret të mbajtur në Pallatin e Brigadave për të cilin ai dha edhe disa detaje.

“Kemi pasur një drekë sekrete, e fundit para 10 ditësh në Pallatin e Brigadave ku kemi biseduar dhe ai e di shumë mirë sa i shqetësuar jam unë për këtë situatë dhe tejkalimin e saj. I takonte atij të kërkonte datë tjetër për zgjedhjet.

Prandaj Rama ka deklaruar se nuk ishte i surprizuar nga vendimi im. Në 24 maj dhe publikisht kam shprehur gatishmërinë time për ti shërbyer një zgjidhje pas dakordësimit të palëve për të shfuqizuar datën 30 qershor e për të gjetur zgjidhje për një datë tjetër. Kjo kërkesë e imja nuk ka funksionuar, dhe dy tre ditë para se të merrej ky vendim Rama ka qenë ne TV dhe ka bërë të qartë se nuk e vë në diskutim 30 qershorin.

S’kam bërë tentativë për të komunikuar me të ditë më ka nderuar duke vizituar Skraparin. E vërteta është se kam bërë përpjekje për të komunikuar me Rucin, por ka qenë duke udhëtuar drejt Tepelenës, kjo është historia pse Rama s’ka qenë i surprizuar, unë kam qenë me reagimin e tij. Megjithatë ka kohë të reflektojë”, – tha Meta.  ©LAPSI.al

8 Comments

  1. Hajde lajm hajde,tamam si qytetari dixhital i plakut Mere,flitet qe jane takuar,por nuk jane takuar,futja pordhe e gri sallate…

  2. Përmbajtja e shkrimit nuk përkon me titullin e tij.
    Duke lexuar titullin prisja të merja ndonjë informacion se a është e vërtetë që Rama me Metën kanë bërë përsëri një takim sekret në Gjirin e Lalzit e çfarë kanë biseduar me njeri tjetrin..
    Asnjera nga këto.
    Plikoj shpesh si emigrant në Google, faqet on line të mediave shqiptare.
    Më ka tërhequr vëmëndjen “Agjensia e lajmveve SOT” që abuzon pothuajse me të gjitha titujt e lajmeve.
    Mesa duket ngaqë ka ndonjë problem financiar, redaksia kujton se duke vënë tituj bombastikë do të tërheqë kuriozitetin e lexuesve për ti plikuar në internet.
    Titulli me një përmbajtje intriguese sensacionale, nuk i përgjigjet fare lajmit me një përmbajtje fare të rëndomte e shpesh herë në kundërshtim me titullin.
    Përmenda këtë “nedia” që dukshëm ështe e rreshtuar si Tema e Bazes, si një shtojcë e ERTV.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu