• |
ide | kryesore

Valderrama, look viral: në Instagram gati nuk njihet, por fajin e ka reklama…

Sport



Flokët e Carlo Valderrama kthehen në aktualitet. I famshëm për krifën e tij kacurrelse të verdhë, ish-kampioni kolumbian ka publikuar në Instagram një model të ri flokësh që i ka befasuar të gjithë dhe natyrisht ka dëshpëruar nostalgjikët. Flokë të gjatë e të lëshuar, aq sa nuk ngjante aspak me imazhin e futbollistit të dikurshëm, por që u bë menjëherë viral.

Look i ri i Valderrama është zgjedhur për një spot publicitar. Natyrisht një gjetje e bukur për të tërhequr vëmendjen. Edhe pse ish0ylli i futbollit kolumbian ka thënë me shaka se fajin e ka gruaja e tij Elvira Redondo. “Sot, vogëlushes sime Elvira Redondo, i shkoi në mendje të më lante flokët”, ka shkruar Carlos në profilin e tij duke postuar imazhin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *