• |
ide | kryesore

“X-Men” dhe “Fantastic 4”, gati për realizim

Paparazzi, Slider

San Diego Comic-Con ishte shtëpia e njoftimeve të Fazës Katër të Marvel Cinematic Universe dhe mes tyre shefi i Marvel, Kevin Feige deklaroi se filmat “X-Men” dhe “Fantastic 4” janë në fazën e zhvillimit.

Nuk do të jenë pjesë e Fazës Katër, por do të jenë pjesë e të ardhmes të Universit Marvel. Feige u shpreh entuziast që këto filma janë pjesë e Marvel, që u rikthyen në Marvel Studios falë blerjes të Fox nga ana e Walt Disney Pictures. “Mutantët dhe X-Men janë të këmbyeshëm, nuk ka asnjë arsye të saktë përse kam përdorur një term në vend të një tjetri, nuk ka spekulime për të. I thashë ‘mutantëve’ panelit, asgjë më shumë. Por unë mund t’ju siguroj se çdo gjë që bëjmë me ta do të jetë mjaft ndryshe nga ajo që është bërë deri më tani“, deklaroi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu