• |
ide | kryesore

“Zero tolerancë”, Rama nxjerr fotot dhe paralajmëron: Koha e përfitimeve abuzive ka marrë fund

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish foto nga aksioni kundër informalitetit të shtrirë në të gjithë vendin.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Rama ka ndarë me ndjekësit një galeri fotosh të subjekteve të bllokuara, pasi ushtronin aktivitetin e tyre në kundërshtim me ligjin “dhe në dëm të konkurrencës dhe konsumatortit”.

Sipas kreut të qeverisë, koha e përfitimit abuziv ka marrë fund dhe ka paralajmeruar se të njejtin fund do të kenë të gjithë subjektet e tjera abuzive.

Në kuadër të aksionit kundër informalitetit, pak ditë më parë, Rama shkarkoi nga detyra ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Enton Duron, me arsyetimin se përkundër pritshmërive, nuk kishte përmirësuar rezultatin e grumbullimit të të ardhurave buxhetore, edhe pse të dhënat e publikuara së fundmi nga ministria e Financave, tregonin qartazi se përgjegjëse për “gropën” e krijuar në buxhet për shkak të mosrealizimit të planit, është Drejtoria e Doganave.

Postimi i Ramës

#STOPINFORMALITETIT✋

Nga Velipoja deri në Ksamil vijojnë bllokimet ligjore të subjekteve që akoma s’e kanë marrë vesh, se koha e përfitimeve abuzive në dëm të konkurencës e të konsumatorit ka mbaruar #ZeroTolerancë👊

 

 

 

 

 

 

 

 

10 Comments

  1. Sa mire do ishte ….., por nuk na dhane kupon tatimor ketu te Drimades in, te hoteli ku thuhet se pervec gjikurise jane ortake dhe nje 4-5 deputete te ps.
    Eshte mik i shefit te madh ky, thone punonjesit dhe nuk e ruan trapin

  2. Este

    Mashtrime dhe vetem mashtrime .Nuk ka poshtersi me te madhe se te mburresh me mbylljen e bizneseve o kryeministeeeeer ,je i vermi ne bote , bravo

  3. Mos paguani asnje takse deri sa te heqe ligjin per koncesionet ky hajdut!

    430 milione euro brenda javes qe shkoi dha me koncesion, prandaj i duhen taksat tona ketij kusari!

  4. Kryehajni e dha verdiktin e vitingut me urdherin e leshuar ne gjykaten e Durresit ,te nxjerrin Ambasada Amerikane sa te doje vidio si do jete e pame ne zbatim ,dhe me e bukura nuk kane asnje koment per tebere megjase edhe ajo eshte normale per kete Ambasade.Te rrofte reforma se e ke qendise ska ma bukur ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu