• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e parakohshme/ Dyshja që mund të qeverisë Ukrainën, një ish-komedian dhe një yll rock-u

Planet



Partia e Presidentit të Ukrainës, ish-komedianit Volodymyr Zelenskiy, doli forcë kryesuese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke shënuar kështu konsolidimin e fuqisë së tij politike. Rezultatet paraprake tregojnë se partia “Shërbyes i Popullit”, do të zotërojë shumicën e vendeve në Parlament, por do t`i nevojitet gjithashtu një partner koalicioni për formimin e qeverisë.

Zelenskyi ka lënë të kuptohet se për këtë qëllim mund të kërkojë të zhvillojë bisedime me partinë “Golos”, të porsathemeluar nga ylli i rock-ut, Svjatoslav Vakartshuk. Kreu i shtetit ukrainas është zotuar të zbatojë reforma e të luftojë korrupsionin, por që prej triumfit në presidencialet e muajit prill, ai nuk ka qenë në gjendje të caktojë ministrat që kishte paramenduar.

Zgjedhjet e e parakohshme parlamentare u shpallën nga Zelenksyi gjatë ceremonisë së betimit si president në maj.

Zgjedhjet e përgjithshme në Ukrainë duhet të mbaheshin në muajin tetor, por Zelenskyi njoftoi shpërbërjen e Parlamentit. 41-vjeçari, i njohur më së shumti për rolin e tij si president në një serial televiziv, mundi kandidatin rival, ish-presidentit Petro Poroshenko, duke fituar më shumë se 73 për qind të votave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *