• |
ide | kryesore

8 lëvizjet në kupolën drejtuese të PS-së

Lajme, Të fundit

Në mbledhjen e kësaj të martë të Asamblesë së PS-së, Kryetari Edi Rama bëri 8 ndryshime në kupolën rozë. Nëse largimi i emrit të Ditmir Bushatit tërhoqi më shumë vëmendje Rama ndryshoi edhe drejtuesit e qarqeve të Lezhës dhe Tiranës.

Në vendin e Ditmir Bushatit në Shkodër do të jetë kryebashkiaku i ri Valdrin Pjetri, në Lezhë në vendin e Lindita Nikollës shkon Sandër Lleshaj që bëhet pjesë e strukturave të PS-së dhe në Tiranë në vendin e Blerina Gjylametit do të jenë Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.

Lëvizjet prekën edhe sekretariatet e partisë, teksa risi është ministri i jashtëm Gent Cakaj që merr drejtimin e sekretariatit të rinisë, ndërsa vend kishte edhe për të spostuarit në qarqe si koordinator.

“Duke ndjerë nevojën për të përmirësuar drejtimin politik në qarkun e Shkodrës, qarkun do ta drejtojë kryetari i ri i Bashkisë Shkodër (Valdrin Pjetri). Duke ndjerë nevojën që në qarkun e Tiranës të ketë më shumë rezultat, qarkun propozoj ta drejtojnë bashkërisht Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati. Qarkun e Lezhës do ta drejtojë Sandër Lleshaj në vendin e Lindita Nikollës” – tha Rama.

Ndryshimet e Ramës në kupolën e PS-së

Valdrin Pjetri – emërohet koordinator për qarkun e Shkodrës në vendin e Ditmir Bushatit

Sandër Lleshaj – emërohet koordinator për qarkun e Lezhës në vendin e Lindita Nikollës

Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati – emërohen koordinatorë në Tiranë në vendin e Blerina Gjylametit

Gent Cakaj do të marrë sekretariatin për Rininë

Blerina Gjylamenti kalon te sekretariati për digjitalizimin

Arben Pëllumbi – emërohet sekretar për koordinimin dhe organizimin

Lindita Nikolla – emërohet sekretare për burime njerëzore në PS

Ilir Beqja – emërohet sekretar për koordinimin e punës së këshillave

2 Comments

  1. Me falni, Beqja emerohet koordinator per keshillat e punes se hajduteve ? Sepse koncensionet e tij te famshme vjedhin mijera euro ne dite nderkohe qe ne QSUT nuk ka as glukoze dhe u behet presion mjekeve, infermiereve e sanitareve te mos tregojne. Cfare presim akoma t i marrim zvarre keta hajdute. E siguroj Beqen se Rama ia ka bere gati dhomen e burgut me ane te drejtesise se re. Por nuk duhet te merzitet sepse shume shpejt do i vije vete Rama si shok dhome.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu