• |
ide | kryesore

Alderweireld tek Roma në 48 orë: verdhekuqtë përgatisin sulmin final

Sport



Ende 48 orë kontakte intensive mes Romës e Londrës, për Toby Alderweireld dhe ndoshta cështja mund të zgjidhet. Drejtori sportiv Petrachi e Franco Baldini do të kthehen në sulm me Tottenham për qendërmbrojtësin belg, zgjedhje e parë e Fonseca për mbrojtjen. Për kualitet e eksperiencë, është lojtari ideal, sipas teknikut, për ta vendosur krah Mancini. Duke patur disponibilitetin e lojtarit, marrë pas shumë takimesh me të atin e agjentit, Roma do të provojë të thyejnë rezistencën e Tottenham për dy ditët e ardhshme. Të enjten skadon klauzola e belgut prej 28 milionë. Roma kërkon ta mbyllë për 20 plùs bonus, anglezët nuk bëjnë ulje e, maksimumi japin opsionin e kësteve.

Baldini, që ka punuar tek Tottenham e ka raporte të mirë me të gjithë, po tenton rrugën e diplomacisë, por nuk është e thjeshtë sepse londinezët nuk duan ta shesin lirë një prej liderve të tyre. Lojtari ka bërë të ditur se është I përqendruar vetëm tek Tottenham, por brenda 48 orësh gjërat mund të ndryshojnë, me insistimin asfiksues të verdhekuqve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *