• |
ide | kryesore

André Silva nuk kalon vizitat mjekësore: Monaco akuzohet se përdori këtë mënyrë për tu tërhequr!

Sport

André Silva nuk i ka kaluar vizitat mjekësore në Montecarlo: ku është evidentuar një problem në tendina. Kështu hidhet në erë për momentin tratativa prej 30 milionë euro me Monaco, që sipas një interpretimi dashakeq ka përdorur argumentin shëndëtësor për tu tërhequr nga operacioni. Me pak fjalë, pas kësaj ndalese mund të fshihen motive të tjera.

Ishte dukur punë e kryer transferimi i portugezit në Francë, ndërsa tani duhet vlerësuar në të gjitha efektet edhe ardhja e Correa tek Milan (një tratativë virtualisht e mbyllur), duke qenë se 30 milionët për portugezin ishin baza e negociatave me Atletico Madrid. Megjithatë, sipas asaj që bëhet e ditur, dështimi i biznesit mes Monaco e André Silva nuk duhet të kondicionojë operacionin për të sjellë sulmuesin argjentinas në Milano.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu