• |
ide | kryesore

Barça-Chelsea, kontradikta … Champions: Blues ndezin sfidën me një video, katalanasi replikojnë!

Sport



Një miqësore sa për të thënë. Sfida mes Barcellona e Chelsea është ndezur si në kohët kur përplaseshin me eleminim direkt në Champions League. Ndeshja në program në Japoni është një mundësi për të parë Antoine Griezmann me fanellën e Barcelonës dhe Frank Lampard në pankinën e Chelsea. Sfida sjell në memorie kujtime të bukura e të këqija për të dyja skuadrat.

Chelsea ka shpërndarë një video për tu karikuar për sfidën, duke nisur nga pranvera e 2012, në të cilën Blues u shpallën kampionë Europe surprizisht duke mundur pikërisht Barcellona në gjysëmfinale. Klubit blaugrana nuk i ka shpëtuar lëvizja në rrjetet sociale e anglezëve dhe i është përgjigjur: “Është një kujtim i kohëve kur luanit në Champions?”. Një referim i qartë për sezonin 2018-19 në të cilin Blues morën pjesë në Europa League duke e fituar, por duke e parë Champions nga shtëpia. E polemika vazhdon më tej!

Klubi anglez ka përftuar ta vendosë thikën në plagë: Blues kanë kujtuar si shkuan gjërat në Champions e fundit, ku blaugrana dlën të dërrmuar nga sfida e dyfishtë në gjysëmfinale me Liverpool: “Jeni të sigurtë se doni të flasim për Champions të këtij viti?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *