• |
ide | kryesore

Basha: Javën e parë në qeveri do ta heq traun në Rrugën e Kombit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha i cili ndodhet në një tur në veri të vendit ka premtuar se do të heqë traun në Rrugën e Kombit sapo e djathta të vijë në pushtet.

”Kukësi i ka prirë betejës për liri e demokraci me revoltën kundër taskës së Rrugës së Kombit. Dua të shpreh vendosmërinë tonë që javën tonë të parë në qeveri do të heqim traun e rrugës së Kombit. I kam kërkuar strukturave të PD të bëhen gati që bashkë me qytetarët ta kthejmë shumicën Rama ik më 30 qershor, në shumicën e një ndryshimi të thellë ekonomik e politik për cdo shqiptar, për t’i dhënë fund emigracionit e kurbetit që po e tret Kukësin.

Punësimi i shqiptarëvë, mirëqenia e shqiptarëvë, punësimi i kuksianëve, mirëqënia e tyre janë objektiv dhe prioriteti më madhi i PD dhe i imi personalisht” u shpreh Basha.



3 Comments

  1. Ti hash karin o lulush. Ti e di shume mire se nuk ke cfare i ben fare. Kastrati te hedh ne arbitrazh dhe te merr nja 40 miljon euro .

    Premtime boshe per budallenjte.
    Keshtu thoshte dhe Rama per koncensjonin e RapiScan , e kolaudimit te makinave, aeroportit te Rinasit …. e plot te tjera.. por qe ne fund e kuptoi qe nuk ka se cfare ju ben fare, ose do paguaje demshperblimet qe vendos gjykata e arbitrazhit.

    Me ngrene nervat keta politikaret tane kur bejne premtime vetem per naivet. Ti me mire premto qe do ngresh rrogen me 100 % se sa premton ‘traun e rruges se kombit’..

  2. Cfare ju detyron te genjeni o kalamaq. Cfare fituan ata para teje genje e genje shpif e shpif vidh e vidh aq do fitosh dhe ti. Dy here te njejten rruge po bere te njejtin perfundim do kesh. Sa fa fyejne inteligjencen papapa..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *