• |
ide | kryesore

Basha në Kukës: Heqim traun në javën e parë të qeverisjes

Arkiva



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se “trau i Rrugës së Kombit hiqet në javën e parë të qeverisë sonë”, nga takimi që ka zhvilluar ditën e sotme me strukturat e degës lokale të demokratëve në Kukës.

Në fjalën e tij, kryedemokrati iu shprehu mirënjohjen kuksianëve për “refuzimin masiv” që i bënë kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Dua të rikonfirmoj vendosmërinë tonë për të hequr traun e Rrugës së Kombit në javën tonë të parë në pushtet. Sikundër u kam kërkuar të gjitha strukturave të Partisë Demokratike të bëhen gati që, së bashku me qytetarët e Kukësit, me gjithë qytetarët shqiptarë ta kthejmë shumicën ‘Rama ik’ të 30 qershorit, në shumicën e një ndryshimi të thellë ekonomik dhe politik për çdo shqiptar, për t’i dhënë fund emigracionit dhe kurbetit që po e tret Kukësin, për t’i kthyer pasuritë e shqiptarëve; rrugët, bregdetin, minierat, pyjet, të gjitha pasuritë e këtij vendi të bekuar nga Zoti, në funksion të mirëqenies dhe punësimit të shqiptarëve.”- tha Basha.

Po ashtu, lideri i demokratëve u premtoi qytetarëve punësim dhe mirëqenie, me qëllim parandalimin e emigracionit. “Punësimi i shqiptarëve, mirëqenia e shqiptarëve, punësimi dhe  mirëqenia e kukësjanëve janë objektivi dhe prioriteti më madhor i Partisë Demokratike dhe i imi personalisht”, tha ndër të tjera Basha.

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *