• |
ide | kryesore

Bindi De Ligt, xhiroi spotin me Neymar: CR7 bën merkaton, Juventus i ‘sulet’ O’Ney

Sport



Ajo për Neymar është shndërruar në garë të ofertuesit më të mirë, sepse 200 milionë euro cash nuk i ka pothuajse askush. El Mundo Deportivo sjell një pretendent të ri për Neymar, një që në skenë kishte dalë më tepër si manovër e sulmuesi brazilian për të presionuar PSG ta linte të largohej drejt Barcelonës, por që pas një spoti të xhiruar në Torino e një takimi me Cristiano Ronaldo është kthyer në pretendentin më serioz për O Ney. Sipas të përditshmes spanjolle, bardhezinjtë janë gati të marrin në Torino brazilianin, duke ulur cmimin e tij me këmbimet teknike. Paratici ka vënë në tavolinë kartonat e Paulo Dybala e Blaise Matuidi plus një pagesë ekonomike për të bindur Psg të shesë xhevahirin e tij, që tashmë mezi pret të ikë nga Parisi.

Një operacion i jashtëzakonshëm, si ai i Ronaldos, por merkato është akoma e gjatë e koha për të diskutuar në detaje është. Juventus ndoshta mundet por më parë duhet të bëjë disa shitje të forta për të arkëtuar. Higuain mbi të gjithë. Por edhe Khedira, Mandzukic, Kean, Emre Can e Cancelo mund të kenë merkato të rëndësishme. Cështja Neymar e intrigon Juventus. E tifozët ëndërrojnë, pikërisht në kohën kur O Ney ka mbërritur në Kinë për tu bashkuar me shokët e skuadrës për të marrë pjesë në turneun pre-kampionat me Psg.

Klubi francez, në fakt, ka lajmëruar se shembja e pësuar në kaviljen e djathtë, në miqësoren e 6 qershorit të kaluar mes Brazilit e Katar, është shëruar plotësisht. “Rikthimi i plotë me grupin dhe pregramin në Kinë”, ka nënvizuar Psg në një komunikatë.

Sipas iberikëve Juventus e ka shumë seriozisht. Tregues janë takimet e panumërta në Kinë mes drejtuesve bardhezinj dhe menaxherit Pini Zahavi, agjent që po punon si ndërmjetës mes dy klubeve. Neymar në Paris nuk ka ndërmend të kthehet e në Europë nuk janë shumë klubet që mund ti lejojnë vetes kartonin e pagesën e tij. I ngjan një fantazie merkato më tepër, por a nuk ishte kështu edhe një vit më parë për CR7?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *