• |
ide | kryesore

Cardi dhe Offset bëjnë tatuazh emrat e njëri-tjetrit

Paparazzi, Slider



Cardi B dhe Offset janë një nga çiftet më të suksesshme të ‘Hollywood’ me karrierën e tyre si repera, por në të njëjtën kohë edhe një ndër çiftet më të dashur për publikun. Ata publikojnë shpeshherë foto apo video nga momente që kalojnë së bashku, gjë që i afron akoma më shumë me ndjekësit e tyre në rrjete sociale. Së fundmi, dyshja ka zbuluar se kanë gdhendur në trup emrin e njëri-tjetrit si shenjë dashurie. Offset ka bërë tatuazh në qafë emrin Cardi B, ndërsa kjo e fundit emrin e partnerit në pjesën e pasme të gjurit. “Mezor po pres të kthehem në shtëpi”, ka shkruar Offset në foton që ka publikuar në ‘Instagram’, i cila shfaqej duke folur në kamera me reperen, ndërkohë që ajo i tregon tatuazhin e ri. Offset dhe Cardi B janë prindër të një vajze, Kulture, por në të njëjtën kohë dhe bashkëpunëtorë në muzikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *