• |
ide | kryesore

Çështje e përdhunimit të Mayorga zgjidhet përfundimisht: Ronaldo mund të marrë frymë lirisht

Sport



Zhvillim i rëndësishëm në cështjen Ronaldo-Mayorga. Prokuroria e Las Vegas ka njoftuar se ka rrëzuar akuzën kundër kampionit portugez. Sipas komunikatës së shpërndarënga hetuesit që po merreshin me cështjen nuk ka “asnjë provë solide” që të dokumentojë dhunimin e pretenduartë ndodhur në një hotel në Las Vegas në verën e 2009. Cristiano Ronaldo, kështu nuk do të akuzohet.

Prokurori Steve Ëolfson ka shpjeguar në një deklaratë që, pasi ka ekzaminuar sërisht hetimin e policisë mbi akuzat për përdhunim të Ronaldos ndaj modeles amerikane Katheryn Mayorga, ka përcaktuar se ato “nuk mund të provojnë asnjë dyshim e se nuk do të ndërtohen si akuza në proces ndaj futbollistit”. Ronaldo kishte deklaruar gjithnjë se raporti ka ndodhur, por që ishte konsensual.




1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *