• |
ide | kryesore

Dejvi Bregu refuzon Kukësin: “Menaxheri po bisedon me dy klube të huaja”

Sport



Dejvi Bregu është pjesa e cmuar e merkatos së Skënderbeut dhe lojtari që të gjithë do ta dëshironin në skuadër. Ka vetëm një problem, që sulmuesi vlonjat nuk dëshiron më të luajë në Shqipëri dhe e ka të qartë shënjestrën e tij, në tentativë për të arritur pse jo edhe kombëtaren. Kukësi insistoi gjatë për të marrë shërbimet e lojtarit, madje në një pikë u përfol edhe akordi me vlonjatin, gjë që vetë lojtari e përgënjshtron duke saktësuar se nuk ka ndërmend të qendrojë më të luajë në Shqipëri.

Sulmuesi ka bërë të ditur se menaxheri i tij po punon në dy pista të ndryshme, bisedimet janë në fazë të avancuar edhe pse lojtari nuk dëshiron të bëjë ende të ditur emrat e klubeve, por është limituar të thotë se bëhet fjalë për një klub kroat dhe një zviceran. Kështu, vlonjati i ka mbyllur derën interesimit të Bluve, që po mundohen të rikonstruktojnë skuadrën në dritën e zhvillimeve të fundit. “Nuk luaj më në Shqipëri, e kam ndarë mendjen të provoj dicka tjetër – tha Bregu -. Nuk mund të tregoj emra, por menaxheri im po bisedon prej javësh me dy klube, një kroat dhe nje zviceran”, pohoi vlonjati.

11 gola në 31 ndeshje sezonale nuk janë shifrat më të mira të numrit 23, por po të marrësh parasysh luhatjet që kishte Skënderbeu dhe vitin e cuditshëm të bardhebluve, futen tek performancat e rëndësishme. Bregu në fakt, që kur u bashkua me korcarët nga Luftëtari, erdhi më idenë për tu katapultuar jashtë, gjë që nuk ndodhi për goditjen që mori klubi bardhekuq nga Uefa. Por tani, 24 vjecari duket se sezonin e ardhshëm do ta luajë në një kampionat më të fortë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *