• |
ide | kryesore

Flet Meta: Shkarkimi? Po më dekorojnë për respektim të Kushtetutës

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka komentuar me ironi procedurën e nisur nga Kuvendi për shkarkimin e tij duke e konsideruar si “procedurë dekorimi”. Në një intervistë dhënë gazetaren Sonila Meço në Ora News, Meta thotë se nuk ka shkelur Kushtetutën dhe se ka vepruar në bazë të pluralizmit politik.

“Shkarkimi? Në fakt unë e konsideroj si një procedurë dekorimi sepse nuk shoh asnjë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, aq më tepër natyrisht, e them me trishtim, nga një Parlament që ka thyer çdo rekord në shkeljen e qartë dhe flagrante të Kushtetutës së Shqipërisë edhe falë një kontributi që ka po ky Parlament për bllokimin e qëllimshëm të ndërtimit të Institucioneve të reja të drejtësisë dhe të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të veçantë. Pra, ndihem në procedurë dekorimi sepse nuk e di se cilin nen të Kushtetutës kam shkelur dhe se çfarë dëmi i kam bërë Kushtetutës dhe qytetarëve shqiptarë”, – është shprehur Presidenti Meta.

“Unë jam bazuar në pluralizimin politik, që është shtylla e gjithë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Së dyti, jam bazuar në kompetencën ekskluzive që ka Presidenti i Republikës së Shqipërisë për të shpallur dhe për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale të përgjithshme apo të zgjedhjeve parlamentare. Nuk e di, cilin nen të Kushtetutës kam shkelur” – tha Meta. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *