• |
ide | kryesore

Fotoja e vajzës së Kim Kardashian nxeh fansat

Paparazzi, Slider

Ditën e djeshme Kriss Jenner publikoi disa foto të familjes së saj të cilat shkaktuan shumë diskutime në rrjet.

Kjo për shkak se në njënga fotot, mbesa e saj 6-vjeçare, North West shfaqej me një ‘pirsing’ në hundë. Menjëherë pas këtij momenti ndjekësit kanë reaguar dhe kanë lënë komente të shumta negative ndaj Kriss dhe Kim, të cilat sipas tyre kishin lejuar të voglën të vendoste ‘pirsing’ në hundë.
Megjithatë Kim vendosi të mos i përgjigjej direkt fansave, por publikoi në Instastory disa pamje për t’i treguar të gjithëve se unaza ishte fallco dhe se North nuk ka mbajtur një unazë të vërtetë në hundë. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që fansat i kundërvihen pjesëtarëve të familjes së famshme për shkak të vendimeve të ndryshme që ata kanë marrë herë pas here lidhur me jetën e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu