• |
ide | kryesore

Kaos Superior: fundi i korrikut, start për katër klube, pjesa tjetër në padije…

Sport



Me Partizanin në aktivitet, në raundin e dytë të Europa League, e Tiranën e Bylis që janë tashmë në kulmin e përgatitjeve të tyre sezonale, klubet e tjera të Superiores, ose më saktë një pjesë e tyre po bëhen gati të fillojnë fazën përgatitore, afërsisht një muaj nga starti i kampionatit. Pasi kanë matur forcat në Europa League për Kukësin, Teutën e Lacin fundi i korrikut është koha e një tjetër mini-faze, për tu bërë gati për kampionatin.

Blutë nën stuhinë e shkarkimit të Gjokës, mungesës së një trajneri dhe largimit të ndonjë lojtari, kanë programuar 29 korrikun si datën e grumbullimit në Pezë Helmës. Kuksianët do të vendosin nëse do të lëvizin sërisht jashtë vendit, vetëm pasi të kenë zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës. Të njëjtën datë kanë vendosur edhe durrësakët, që shpresojnë të konsolidojnë lojtarët e ardhur në merkato, pikërisht atë që nuk patën kohë ta bënin përpara sfidës së dyfishtë me Ventspils. Kaosi dhe goditja e marrë pas vendimit të Cas nuk i kanë hequr dëshirën Skënderbeut të bëhet gati për një aventurë të re në kampionat, ndoshta të motivuar edhe nga deklarata e presidentit Takaj se do të vazhdojë të qendrojë në Korcë. Fundi i muajit, edhe pse pa datë të specifikuar, do të shohë në terrenet stërvitore bardhekuqtë, që presin të zyrtarizojnë sa më shpejt trajnerin e ri dhe të njohin të ardhmen e disa lojtarëve në organikë.

Kjo është pjesa më e qartë sepse të tjerët ngrenë supet ose premtojnë kot. Flamurtari beson se kjo fundjavë do të jetë rasti i duhur për të nisur stërvitjen me një skuadër të cunguar, por me një trajner në detyrë. Kuqezinjtë kanë mbetur vetëm me lojtarë të rinj dhe ata që nuk kanë gjetur sistemim tjetër, ose kanë marrë parasysh një sakrificë për fanellën e këtë herë shpresojnë të mos jetë vetëm një tjetër premtim. Në Shkodër Vllaznia, prêt, as vetë ata nuk e dinë për cfarë, por asnjë komunikim nuk ka nga klubi se kur do të nisin përgatitjet. Kuqeblutë të paktën kanë zyrtarizuar trajnerin Jonuz, ndërsa në Gjirokastër nuk dinë më ku kanë kokën e jo më të mendojnë për përgatitjen sezonale. Lajmi I fundit për largimin e presidentit Tavo vetëm sa ka bërë situatën edhe më kaotike…përpara 31 korrikut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *