• |
ide | kryesore

Klopp i tërbuar: “Nuk vazhdohet kështu. Nuk mund të shkoj tek lojtarët e ti them…”

Sport



Mund të jetë e vërtetë që cdo ndeshje duhet përballuar si një finale botërori, por të paktën për miqësoret verore mund të relaksohesh pak’. Liverpool nuk e ka patur rastin, duke qenë se Sevilla në Boston e kishte marrë shumë seriozisht, duke bërë ndërhyrje të rrezikshme. E Klopp është nërvozuar për ndërhyrjen ndaj të riut Larouci, por edhe pse të tijtë ndoshta kishin nevojë për pushim.

Fajin, nëse mund të quhet kështu, e kanë turnetë kontinentalë, që kanë përfshirë pjesën më të madhe të organikës në dispozicion të gjermanit. Ashtu si raportin The Sun, Klopp është ankuar për “sezonin me 13 muaj” të Mané, që në fakt sapo ka përfunduar Kupën e Afrikës, por do të jetë në dispozicion për debutimin e Liverpool kundër Norëich në fillim të gushtit. As koha për tu ndalur e të kalosh ndonjë ditë… pa vrapur. “Për grumbullimin nuk është problem. I kemi të gjithë këtu përvec tre sulmuesve e Alisson. Por pas tre ditësh nuk mund të shkosh tek një lojtar dhe ti thuash ‘ej vazhdo, kemi filluar të vrapojmë’. Kanë patur një verë të ngarkuar. E në të ardhmen kjo duhet të ndryshojë. Nuk është e mundur”.

Gjermani është vërtetë një stuhi … “Anglia e Premier nisin të parat, apo jo? E ku është koha për tu stërvitur? Është sikur askush të mos e imagjinonte një javë pa futboll, e kur paska ndodhur? Është gjithnjë një ndeshje, pas tjetrës. Duhen pauza. Ti japim pushim këtyre djemve. Duhet të jemi kurajozë. Të mos e trajtojmë cdo ndeshje sikur të ishte e fundit e dekadës. Ka shumë presion dhe kemi nevojë për pushime të vërteta. Vetëm kështu do kemi përfaqësime të nivelit Botëror”…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *