• |
ide | kryesore

Kriza politike/ Nënkryetari i demokratëve: Do të ketë negociata PD-PS për…

Lajme, Të fundit



Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka deklaruar se opozita e bashkuar joparlamentare do të vijojë me zhvillimin e protestave kombëtare, që i konsideron si rrugën e vetme për t’iu imponuar kryeministrit Edi Rama, që të pranojë kërkesat për largimin nga posti, për krijimin e një qeverie tranzitore dhe për përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

I ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, Spaho është shprehur se për zgjidhjen e krizës, nevojiten negociata mes qeverisë dhe opozitës, duke theksuar nga ana tjetër se Rama nuk ka pranuar asnjë nga kërkesat e parashtruara, me përjashtim të Kodit Zgjedhor, që sipas tij është problemi më i vogël.

Rruga të çon drejt zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Nëse në 30 qershor do të kishte përplasje e gjitha kostoja do i faturohej PD-së. U evitua një përplasje civile. Nuk duam të vijmë në pushtet me dhunë apo me kosto të rënda për vendin. Ne do të vijojmë me protesta, që t’i imponohemi qeverisë Rama. I mbetemi pozicionit tonë, duam qeveri provizore. Spektri politik të bjerë dakord për një datë dhe pa Ramën kryeministër. Negociata do të ketë, pasi si do të zgjidhet kriza nëse nuk ka negociata? Nëse bihet dakord për këto parime, si do të ketë negociata? Shumica nuk ka pranuar vetëm se për Kodin Zgjedhor, por kjo është një nga pikat. Askush nuk i ka kërkuar Ramës të negociojë reformën në drejtësi” , sqaroi Spaho.

 



2 Comments

  1. Nuk doni ju te vini ne pushtet me dhune apo ja u mblodhi bythen USA dhe Europa!? A nuk ishit ju qe nepermjet liderve tuaj Salo-Lule bete thirrje per revolucion komunisto-popullor. Ku pirthni ju per kosto. Kush ju jep te drejten si ligjore ashtu edhe morale te emeroni apo shkarkoni kryeministrin nga rruga!? E ke thene shume qarte; “Ne do te viojme me protesta, qe ti imponohemi qeverise Rama.”, pra jo te dialogosh por t’a imponosh se ate njihni ju, imponimin jo arsyen.

  2. I paemer ! Po kryeministri yt e njeh arsyen???????????????
    Mos kete merak se kur te vdese nje dore dhe do marre ama do ngelet ne histori si KM me i urryer i shqiptareve dhe ajo qe eshte kryesorja do shkoje ne xhehnem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *