• |
ide | kryesore

Kylie një tjetër suprizë për fansat, hap linjën me produkte…

Paparazzi, Slider



Kylie Jenner është 21-vjeçaria, më e pasur në botë dhe për këtë duket se i është dashur të punojë shumë.

Pak javë më parë ajo hodhi në treg linjën më të re të produkteve për kujdesin e lëkurës dhe duket se tani ka gati surprizën radhës.

Mediat e huaja shkruajnë se Kylie është gati për të zgjeruar perandorinë e produkteve të saj duke shtuar edhe ato të kujdesit të thonjve.

 

Ajo është duke punuar që të nxjerrë në treg një set ku përfshin, manikyrin, forcuesin si dhe ilustrime për thonjtë.

Duke qenë se ajo i dashuron thonjtë e gjatë është kujdesur që të ketë edhe produkte posaçërisht për ta.

Por këto nuk janë produktet e vetme që ajo ka në plan të hedhë në treg.

Pak kohë më parë thuhej se Kylie ka në plan të hedhë në treg edhe një linjë mjetesh të nevojshme për fëmijët duke nisur nga karroca, krevati dhe produkte për kujdesin e lëkurës.

Gjithashtu ajo është duke testuar një linjë produktesh për kujdesinë flokëve.

Kylie ka në plan të nxjerrë edhe një linjë parfumesh, për të cilët sigurisht që i është futur punës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *