• |
ide | kryesore

Shtyhet fluturimi i Haradinajt për në Hagë

Lajme, Të fundit

Mëngjesin e ditës së sotme u njoftua se kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të nisej drejt Hagës, ku do të dëshmojë në Gjykatën Speciale për krimet e pretenduara në cilësinë e një prej drejtuesve kryesorë të UÇK-së.


Përmes një njoftimi për media të lëshuar nga qeveria e Kosovës, bëhet me dije se udhëtimi i Haradinaj është shtyrë dhe shkak mësohet të jetë bërë vonesa për disa orë e kompanisë së fluturimeve, ku kishte rezervuar biletën.


Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve ‘Austrian Airlines’.”- shkruhet në njoftim.

Kryeministri në largim ka mbërritur pak minuta më parë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Fluturimi i tij për në Vjenë ishte parashikuar të niste në orën 12:30.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu